×
Rusia, 29 janar 2014

Senatorja amerikane Dianne Feinstein, e cila kryeson Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ka gjetur dëshmi të supozimeve se Rusia ka ndihmuar ish-oficerin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, në vjedhjen e materialeve të klasifikuara.

Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti fillimin e shitjes së medikamentit kundër artritit, të zhvilluar nga kompania anglo-ruse "Pro Bono Bio".

Deri në vitin 2016 nëndetëset ruse "do t’i veshin" me një mbulesë të posaçme pëlhure duke përdorur për këtë qëllim materiale komposite (composite), të cilat lejojnë përmirësimin e ndjeshëm të maskimit të tyre nga hidrolokatorët e kundërshtarit.

Në samitin BE-Rusi, i cili u mbajt më 28 janar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë progres i qenësishëm, edhe pse në të u nënshkruan disa marrëveshje. Në sfondin e ngjarjeve alarmuese në Ukrainë, të cilat traktohen në mënyra të ndryshme nga Moska dhe Brukseli, dhe njëfarë rënie të intensitetit të dialogut politik, palët njoftuan paraprakisht se do të përqendrohen në sferën e ekonomisë.

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
11
12
16
19
26