×
Rusia, Janar 2014

Në sheshin pranë Pallatit të Kombeve në Gjenevë (Zvicër) po mbahet një tubim në shkallë të gjerë në mbështetje të Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad dhe përpjekjeve të Rusisë në zgjidhjen e konfliktit sirian.

Terroristi norvegjez Anders Breivik, i cili është duke vuajtur dënimin për vrasjen e 77 njerëzve në korrik të vitit 2011, i dërgoi një letër kanalit televiziv rus "REN-TV", në të cilën ankohet për kushtet e mbajtjes së tij në burg.

Para tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani duhet të zbatohet programi për stabilizimin e situatës në vend, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu (Sergey Shoygu) pas bisedimeve me homologun e tij kazakistanas, Adilbek Xhaksibekov (Adilbek Dzhaksybekov).

Ekipin kombëtar të Rusisë në Lojrat Paralimpike në Soçi do ta përfaqësojnë 78 sportistë, ndërsa gjithsej në përbërjen e delegacionit rus kanë hyrë 195 vetë, deklaroi Ministri i Sporteve Vitali Mutko.

Rusia do të marrë parasysh ndryshimet e ndodhura në qeverinë e Ukrainës gjatë hartimit të grafikut të ofrimit të mbështetjes financiare për vendin, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Aleksei Ulukajev.

Ekspertët e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit dypalësh në Gjenevë ranë dakord për të rritur presionin mbi delegacionet e qeverisë dhe opozitës të Sirisë, njoftoi të mërkurën një burim diplomatik në Gjenevë.

Senatorja amerikane Dianne Feinstein, e cila kryeson Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ka gjetur dëshmi të supozimeve se Rusia ka ndihmuar ish-oficerin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, në vjedhjen e materialeve të klasifikuara.

Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti fillimin e shitjes së medikamentit kundër artritit, të zhvilluar nga kompania anglo-ruse "Pro Bono Bio".

Deri në vitin 2016 nëndetëset ruse "do t’i veshin" me një mbulesë të posaçme pëlhure duke përdorur për këtë qëllim materiale komposite (composite), të cilat lejojnë përmirësimin e ndjeshëm të maskimit të tyre nga hidrolokatorët e kundërshtarit.

Në samitin BE-Rusi, i cili u mbajt më 28 janar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë progres i qenësishëm, edhe pse në të u nënshkruan disa marrëveshje. Në sfondin e ngjarjeve alarmuese në Ukrainë, të cilat traktohen në mënyra të ndryshme nga Moska dhe Brukseli, dhe njëfarë rënie të intensitetit të dialogut politik, palët njoftuan paraprakisht se do të përqendrohen në sferën e ekonomisë.

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

Në Bashkimin Evropian shpresojnë se në takimin e ardhshëm BE-Rusi, që do të mbahet në Soçi, palët do të mund të rikthehen tek përparimi në marrëdhëniet e ndërsjellta, deklaroi sot Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të sotëm në Bruksel.

Kryqëzori i rëndë raketor bërthamor i Flotës Veriore të Rusisë "Pjetri i Madh" (russ. "Петр Великий") ka marrë pjesë në sigurimin e fazës së dytë të transportimit të armëve kimike siriane, duke e kryer këtë operacion së bashku me anijet luftarake të Kinës, Danimarkës dhe Norvegjisë, njoftuan në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

BE-ja do të synojë për të arritur mirëkuptimin dhe mirëbesimin e ndërsjellë me Rusinë në samitin e 28 janarit në Bruksel, deklaroi të premten Kreu i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.

Moska paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes në ngjarjet në Ukrainë, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një intervistë me televizionin rus.

"Duhet të jesh gjithmonë i rregullt dhe buzëqeshur. Kjo është filozofia ime", - tregoi Kryeministri Dimitri Medvediev gjatë vizitës së tij në Institutin Moskovit të Çelikut dhe Aliazheve (russ. МИСиС) - qendër udhëheqëse arsimore dhe shkencore kjo në vend për përgatitjen e specialistëve në fushën e metalurgjisë dhe studimit të materialeve.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Mysafirët e Olimpiadës i presin koncertet dhe shfaqjet e yjeve ndërkombëtarë dhe kolektivave më të mirë të këngëve dhe valleve nga e gjithë Rusia - mjeshtrat e të kënduarit unikal me fyt - karakteristikë e Çukotkës, kërcimtarët e lezginkës (këcimit) të zjarrtë, entuziazmues të Dagestanit, do të tingëllojnë këngët e ëmbëla, melodioze të Kozakëve të Kubanit - më shumë se 500 orë koncerte.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Philip Breedlove dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valeri Gerasimov ranë dakord për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin e mundshëm në garantimin e sigurisë së Lojrave Olimpike në Soçi.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu shpresën se Rusia do të luajë një rol qendror në rregullimin e problemeve të Lindjes së Mesme.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
3
4
5
6
7
8
11
12
16
19
26