×
Rusia, 26 dhjetor 2013

Ajo që na pret në vitin e ri është me të vërtetë e tmerrshme. Asnjë vit paraardhës nuk ka sjellë kaq shumë fatkeqësi dhe kataklizma, siç priten në vitin 2014. Epidemia e mutacionit të gripit të shpendëve do të kositë një të katërtën e popullsisë së botës. Vala e re e krizës jashtëzakonisht të rëndë ekonomike do të përfshijë të gjithë botën, duke çuar në pasoja të shumta të pakthyeshme. Fatkeqësitë natyrore do të fshijnë nga faqja e dheut disa nga qytetet më të bukura të rruzullit tokësor. Dhe ky është vetëm fillimi...

Moska shpreson se ndërtimi i seksionit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në Serbi do të do të shkojë sipas planit, pavarësisht negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian të planifikuara për janarin e vitit 2014, thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Rusia ia hyri punës për vënien në dezhurn luftarak të komplekseve raketore të bazimit në galeri nëntokësore të brezit të ri, tha Presidenti Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Rjabkov në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" iu përgjigj pyetjeve në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së jashtme ruse.

Politikani i Vitit në Rusi u bë sërish Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë mbështetjen e 44% të rusëve, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mbarëruse të Hulumtimit të Opinionit Publik, Valeri Fjodorov.

Në Siberi u rrëzua avioni ushtarak i transportit "An-12". Aeroplani po kryente fluturimin nga aeroporti i Novosibirskut "Elcovka" për në uzinën e avionëve të Irkutskut.

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev aplikoi ndalimin mbi importet e një sërë mallrave të caktuara të huaja për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Përjashtim bëjnë rastet kur pajisje të ngjashme në Rusi nuk prodhohen ose nuk përputhen me kërkesat e porositësve shtetërorë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29