×
Rusia, 25 dhjetor 2013

Qeveria e Federatës Ruse do t’i japë në vitin 2014 Bjellorusisë mjete suplementare hua deri në 2 miliardë $, njoftoi të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin.

Sekreti bankar është thyer kundrejt diplomatëve rusë të akuzuar për mashtrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Prodhimi i naftës në Rusi do të rritet në bazë të përfundimeve të vitit në vazhdim me 1.2% - deri në 523.2 milionë ton, eksportet e gazit rus në të njëjtin vit do të rriten me 8% - deri në 193 miliardë metra kub, njoftohet në raportin e Ministrisë së Energjetikës të Federatës Ruse.

Në Kanada ka rënë shi i akullt. Azinë Juglindore e mbuloi një dëborë e paparë. Ndërsa në Britaninë e Madhe shirat e rrëmbyer e të vazhdueshëm i kanë mohuar shumë njerëzve kremtimin e Krishtlindjeve në rrethin e familjes. Rusët për shkak të motit të butë të pazakontë për sezonin janë privuar nga argëtimet tradicionale dimërore.

Siria dhe kompania ndërshtetërore e naftës "Sojuzneftegaz" nënshkruan marrëveshjen për kërkimin e naftës në shelfin e këtij vendi arab. Detajet e saj nuk janë bërë të njohura ende.

Shefi i Departamentit për Siguri dhe Çarmatim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov), njoftoi të mërkurën se Rusia dhe Kina do të garantojnë sigurinë e ngarkimit dhe nxjerrjes së armëve kimike në ujërat territoriale të Sirisë.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, duke hapur mbledhjen qeveritare të së mërkurës, deklaroi se 12 miliardë $ të tjera Kievi i pret nga Moska në fillim të vitit 2014.

Stacioni meteorologjik bazë i kryeqytetit rus, i cili ndodhet në Qendrën Mbarëruse të Ekspozitave (VVC), ka fiksuar më 14:00 sipas orës së Moskës temperaturën + 3.5 gradë, njoftuan ditën e mërkurë në Qendrën Hidrometeorologjike të Moskës dhe Qarkut të Moskës.

Në jug-lindje të kryeqytetit rus janë shpallur në kërkim keqdashësit që sulmuan dje në mëngjes kamionin e markës Mercedes dhe përvetësuan një parti të tërë çorapesh.

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29