×
Rusia, 24 dhjetor 2013

Të dashur miq!

Ne përzemërsisht Ju urojmë me rastin e festës së ndritshme të Krishtlindjeve. Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet! Mirësi, ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë Ju! Faleminderit, që mbeteni me ne! Le të mbizotërojë në shtëpitë Tuaja gjithmonë paqja dhe prosperiteti!

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, iu drejtua me urimet më të mira për paqe dhe mirësi gjithë besimtarëve të krishterëve, të cilët kremtojnë sot festën e ndritshme të Krishtlindjeve.

Viti në përfundim ka qenë i suksesshëm për politikën e jashtme të Rusisë, deklaroi në një konferencë shtypi në Moskë Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore, Aleksei Pushkov. Duke përmbledhur rezultatet e vitit 2013 ai vuri në dukje gjithashtu dobësimin e rolit të SHBA-së dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Rusia së shpejti do t’i transferojë OKB-së 2 milionë dollarë për likuidimin e armëve kimike të Sirisë, deklaroi Zëvendës/ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov në intervistën e tij me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Luftanijet e grupit Mesdhetar të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë do të shoqërojnë anijet që do të merren me transportimin e armëve kimike siriane në destinacionet përkatëse, njoftoi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Siç dëshmojnë studimet sociologjike, në Rusi numri i besimtarëve që praktikojnë Ortodoksinë dhe Islamin rezulton në rritje, ndërkohë që numri i njerëzve, të cilët e konsiderojnë veten ateistë, po vjen duke u reduktuar.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

Më 23 dhjetor në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë konstruktori i shquar i armëve Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), krijuesi i automatikut më të famshëm në botë ("Kallashnikov" - shkurtimisht "AK"). Sot modifikimet e shumëllojshme të legjendarit "AK-47" janë në shërbim të ushtrive të më shumë se 50 vendeve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29