×
Rusia, 23 dhjetor 2013

Autoritetet e Perusë kanë shpallur publikisht mbi përfundimin e negociatave me Rusinë për blerjen e helikopterëve ushtarakë të transportit të tipit "Mi-171SH" (russ "Ми-171Ш"). Kontrata është lidhur për 24 makina të tilla fluturuese, ndërsa kosto e saj rezulton të jetë një gjysmë miliardë $.

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Rusisë Aleksei Pushkov mendon se amnistia, në veçanti, lirimi i anëtarëve të punk grupit muzikor "Pussy Riot", do t’i shërbejë eliminimit të disa acarimeve ekzistuese në marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.

Parlamenti i Armenisë ratifikoi marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë për furnizimet e gazit natyror, pavarësisht protestave të opozitës.

Vdiq konstruktori legjendar rus i armëve të vogla Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), i cili që nga data 17 nëntor ndodhej nën kujdesin intensiv mjekësor në Qendrën diagnostike republikane të Udmurtia-s.

Këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh nga shitja e eurobondeve ukrainase Rusisë Kievi do ta marrë të martën, njoftoi Ministri rus i Financave, Anton Silluanov.

Flota Ushtarake Detare (FUD) e Rusisë mori në përbërjen e vet kryqëzorin submarinë raketor bërthamor "Aleksandër Nevskij" të Projektit 955 "Borei" (russ. "Борей"), njoftoi zëdhënësi i FUD-it.

Kompania "Rusatom Overseas" - filiali veprues jashtë shtetit i Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë "Rosatom" - ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e centralit bërthamor "Hanhikivi 1" në Finlandë.

Anëtarja e punk grupit "Pussy Riot" Nadiezhda Tollokonnikova (Nadezhda Tolokonnikova) u përfshi nga amnistia e shpallur në vend, njofton në Twitter grupi "Voina" ("Lufta").

Anëtarja e punk grupit muzikor "Pussy Riot" Maria Aljohina (Marya Alekhina) të hënën u lirua nga burgu e përshirë nga amnistia, tha avokati i saj Pjotër Zaikin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29