×
Rusia, 20 dhjetor 2013

Aeroplani me ish-Kreun e falur të kompanisë së naftës "Jukos" u ul në aeroportin e Berlinit, konfirmuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky) u largua nga territori i kolonisë së qytetit Segezha të Karelia-s. Për këtë njoftoi avokati i ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", Vadim Kljuvgant.

Paga mesatare në Moskë për vitin në përfundim do të rritet me 12%, njoftoi Kreu i Departamentit të Politikave ekonomike dhe Zhvillimit të kryeqytetit Maksim Reshetnikov.

Ish-Kreu i kompanisë së naftës "Jukos" Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky), i falur me dekret të Presidentit të vendit, menjëherë pas lirimit nga burgu u nis me avion për në Gjermani, njoftoi Zyra e shtypit e Shërbimit Federal të Burgjeve.

Agjencitë botërore komentojnë aktivisht deklaratat e bëra nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në konferencën e përvitshme të madhe për shtyp në Moskë, e cila u mbajt më 19 dhjetor dhe zgjati më shumë se katër orë. Transmetimin e drejtpërdrejtë të saj e ka ndjekur me vemendje të përqendruar publicisti çek, i specializuar në tematikën ruse, vëzhguesi i botimit autoritativ "Gazeta Ekonomike" ("Hospodářské noviny") Ondřej Soukup.

Kryetarja e Grupit të Helsinkit të Moskës Ljudmilla Aleksejeva (Lyudmila Aleksejeva) ka përgënjeshtruar njoftimet e mediave se ajo i ka propozuar ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky), punësimin në organizatën e të drejtave të njeriut pas lirimit të tij nga burgu.

Ish-Kreu i kompanisë së naftës "Jukos" Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky) sot u largua nga kolonia në Karelia, ku po vuante dënimin në bazë të akuzave për mashtrim dhe evazion fiskal, njoftoi avokati i tij, duke iu referuar konfirmimit të drejtorisë së kolonisë.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve "Rusia Sot", e krijuar në bazë të Agjencisë informative RIA Lajmet (RIA Novosti), ka shumë mundësi që para fundit të vitit të fillojë të veprojë si person juridik i pavarur, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale për Shtyp dhe Komunikim masiv Mihaill Sesllavinskij (Michael Seslavinsky).

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi dekretin për faljen e ish-Kreut të kompanisë "Jukos" Mihaill Hodorkovskij, duke e çliruar atë nga kryerja e dënimit me burgim, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29