×
Rusia, 18 dhjetor 2013

Konferenca e madhe për shtyp e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin do të mbahet të enjten, më 19 dhjetor.

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Dyert e BE-së mbeten të hapura për Ukrainën edhe pas arritjes së marrëveshjeve midis Ukrainës dhe Rusisë për zgjerimin e bashkëpunimit, deklaroi të mërkurën Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së marrë në Bundestag.

Komisioni Evropian javën e kaluar ia ka hyrë punës për studimin e materialeve të "Gazprom-it" për zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me hetimin antitrust të BE-së, njoftoi të mërkurën Nënkryetari i Komisionit Evropian përgjegjës për politikën e konkurrencës, Joaquín Almunia.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Duma Shtetërore të mërkurën miratoi njëzëri versionin përfundimtar të tekstit të amnistisë, kushtuar 20 vjetorit të Kushtetutës së Federatës Ruse.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Rusia do të caktojë një numër të madh të kamionësh të blinduar, cisterna dhe pajisje të tjera logjistike për pjesëmarrje në operacionin për nxjerrjen e armëve kimike nga Siria, njoftoi të mërkurën Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK/OPCW), Ahmet Üzümcü.

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.

Tregtarët (dealers) rusë të automobilave parashikojnë se viti 2014 do të jetë edhe më pak i suksesshëm, madje i disfavorshëm, për këtë sferë të biznesit se sa viti 2013.

Paketa e dokumenteve ukrainase-ruse, e nënshkruar në Moskë të martën (më 17 dhjetor), hap perspektiva shumë të mira për ekonominë e Ukrainës në vitet e ardhshme, theksoi sot në mbledhjen e Qeverisë së vendit Kryetari i saj Mykola Azarov.

Konferenca e madhe për shtyp e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin do të mbahet të enjten. Ajo do të fillojë në mesditë me orën e Moskës. Për pjesëmarrje në këtë konferencë shtypi janë akredituar më shumë se 1.300 gazetarë rusë dhe të huaj.

Në Rusi kanë zgjedhur "Miss këmbët më të gjata", e cila u bë studentja 18-vjeçare nga qyteti Kuibishev i qarkut të Novosibirsk Anastasia Strashevskaja, njoftohet në faqen zyrtare të "Miss Rusia", në të cilën dhe u zhvillua Internet votimi.

Vullkani Shiveluç, që ka shpërthyer në Gadishullin e Kamçatkës, hodhi për të tretën herë radhazi brenda ditës një kolonë hiri në lartësinë 8 km mbi nivelin e detit.

Në çifligun "Jasnaja Poljana" (russ. "Ясная Поляна"), që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tula, u lind dhe jetoi për gati 60 vjet të jetës së tij shkrimtari i madh dhe mendimtari rus Lev Tolstoi. Në mesin e shekullit XVIII atë e bleu stëgjyshi i Lev Tolstoit - Kniazi (Princi) Vollkonskij.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29