×
Rusia, 17 dhjetor 2013

Ky është viti i tretë radhazi kur "Njeriu i Vitit", sipas mendimit të qytetarëve rusë, është bërë Presidenti i vendit Vladimir Putin. Dhe, duhet thënë, se qytetarët e Rusisë në vlerësimin e tyre, që i bëjnë Kryetarit të shtetit, nuk janë të vetëm. Revista amerikane "Forbes" e ka quajtur Udhëheqësin rus njeriun më me ndikim në vitin 2013.

Teherani e quan kontratën e nënshkruar me Rusinë, për furnizimin e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "С-300"), legjitime dhe pret zbatimin e saj praktik, deklaroi Ambasadori i Iranit në Moskë, Mehdi Sanaei.

Presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç, nuk e kanë diskutuar çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Doganor.

Rusia do të investojë 15 miliardë $ nga Fondi i Mirëqenies Kombëtare, në të cilin akumulohen mjetet financiare të përfituara nga çmimet e larta të naftës, në letrat me vlerë të Ukrainës.

"Gazprom-i" rus dhe kompania ukrainase "Naftogaz" nënshkruan një shtojcë në kontratën për furnizimin e gazit rus në Ukrainë, sipas së cilës çmimi i gazit do të jetë që këtej e tutje 268.5 $ për mijë metra kub.

Për herë të parë në Rusi një ish-zyrtar u dënua për tentativë ryshfetmarrje me një gjobë prej 950 milionë rubla (rreth 29 milionë $).

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e uroi Angela Merkel me rastin e rizgjedhjes së saj në postin e Kancelares Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Udhëheqja politiko-ushtarake e Rusisë mund të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me modernizimin e kryqëzorit raketor bërthamor, të lënë në rezervë, "Admiral Nahimov". Supozohet se pas modernizimit kryqëzori do të bëhet pjesë e Flotës ruse të Oqeanit Paqësor.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29