×
Rusia, 13 dhjetor 2013

Qeveria e Ukrainës do të bëjë gjithshka të mundshme për të rivendosur vëllimin e mëparshëm të qarkullimit tregtar me Federatën Ruse, reduktimi i të cilit kërcënohet me falimentimin e ekonomisë ukrainase, deklaroi Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, në një takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve kryesore industriale dhe biznesit agrar të vendit ditën e premte.

Rusia, përveç burimeve financiare, do të sigurojë transportin dhe materialet e nevojshme për likuidimin e armëve kimike të Sirisë.

Gjykata Kushtetuese e Rusisë ka gjetur mënyrën ligjërisht korrekte për të zbatuar vendimet, që bien në kundërshtim me Kushtetutën ruse, të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), e cila nuk do të shkaktojë shtrembërime të Ligjit Bazë, tha Presidenti Vladimir Putin.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksei Meshkov në bisedimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, në Athinë preku temën e "Partneritet Lindor" dhe parashtroi qëndrimin e Rusisë mbi rëndësinë e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Ukrainës.

Mesazhi i përvitshëm i Presidentit rus drejtuar Asamblesë Federale, i cili u artikulua në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit të Moskës, u dëgjua jo vetëm nga rusët, por jehoi me zë të lartë edhe në Evropë. Agjencitë informative citojnë deklaratat e Kryetarit të shtetit rus mbi temat që shkaktojnë një interes të madh dhe mjaft të gjallë në Perëndim.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në kuadër të dialogut politik midis Rusisë dhe BE-së, do të mbajë më 16 dhjetor në Bruksel një takim në formatin e një drekë pune me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton, njoftoi Dikasteri diplomatik rus.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor's (S&P) afirmoi renditjen afatgjatë sovrane të Federatës Ruse në valutë të huaj "BBB", si dhe vlerësimin analogjik të valutës kombëtare në "BBB +" me një parashikim të qëndrueshëm, njoftohet në komunikatën për shtyp të Agjencisë.

Rusia do të përpiqet të arrijë një zgjidhje komplekse të çështjes bërthamore të Iranit, e cila do të parashikojë heqjen e të gjitha sanksioneve vepruese ndaj Republikës Islamike, duke përfshirë edhe ato të aplikuara prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29