×
Rusia, 12 dhjetor 2013

Më 12 dhjetor Presidenti i Rusisë Vladimir Putin iu drejtua me mesazhin e vet të përvitshëm Asamblesë Federale, në të cilin përcaktoi detyrat kyçe të shoqërisë dhe shtetit në vitet e ardhshme.

Rusia aty nga viti 2020 mund të arrijë në sferën e eksporteve të armëve vëllimin prej rreth 50 miliardë dollarë në vit, deklaroi Zëvendës kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Të ardhurat e kompanive offshore, të cilat i përkasin qytetarëve rusë, duhet të tatohen në bazë të legjislacionit rus, ndërsa pagesat tatimore të hyjnë në buxhetin rus, deklaroi Presidentin i Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë mesazhit të vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Rusia është e gatshme të përdorë armën bërthamore në rast të ndonjë sulmi mbi të me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore, deklaroi Zëvendës kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Në Moskë të enjten në mëngjes u krijua një bllokim trafiku shumë kilometërsh, i cili u shkaktua nga ora e pikut në mëngjes si dhe kushtet e rënduara atmosferike.

"Askush nuk duhet të ushqejë kurrfarë iluzioni në lidhje me mundësinë e arritjes së epërsisë ushtarake ndaj Rusisë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë një gjë të tillë", - deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin, në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar sot Asamblesë Federale.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur zhvillimin e Siberisë dhe Lindjes së Largët "prioritet kombëtar të Rusisë për shekullin XXI". Ai deklaroi për këtë në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Presidenti rus Vladimir Putin, në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale, u shpreh në mbrojtje të vlerave tradicionale.

Kompania ruso-hungareze South Stream Hungary Zrt dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i organizatave të projektimit kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve projektuese dhe studimore të seksionit hungarez të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Rusia nuk pretendon për titullin e superfuqisë dhe nuk i imponon askujt mbrojtjen, patronazhin e vet, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtruar detyrën e realizimit të "kalimit real në parimin e sigurimit në mjekësi".

Rritja natyrore e popullsisë është regjistruar në Rusi për 10 muaj të vitit 2013. Kjo ka ndodhur për herë të parë që nga viti 1991, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Korrektimet e Ligjit Bazë të vendit janë të mundshme, ndërsa nganjëherë madje dhe të nevojshme, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Ne duhet të mbrojmë botën multietnike nga imoraliteti i shfrenuar international, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

"Askush nuk duhet të ushqejë kurrfarë iluzioni në lidhje me mundësinë e arritjes së epërsisë ushtarake ndaj Rusisë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë një gjë të tillë", - deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin, në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar sot Asamblesë Federale.

Në Rusi u shfaq "Atlasi i feve". Hartuesit e tij - sociologë të shërbimit kërkimor jokomercial "Mjedisi" - janë të bindur se harta e preferencave fetare tregon jo vetëm shumëllojshmërinë e besimeve, por paraqet gjithashtu në vetvete një lloj portreti etnologjik, psikologjik, madje dhe civil të vendit të vet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29