×
Rusia, 11 dhjetor 2013

Moska do të përgatisë një përgjigje adekuate në rast të zgjerimit nga autoritetet amerikane të "Listës së Magnickit", - kështu e komentoi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Konstantin Dollgov, deklaratën e Ambasadorit të SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, se përpara fundit të vitit 2013 Uashingtoni mund të marrë vendimin për zgjerimin e "Listës së Magnickit".

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga plani për krijimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evropë, pavarësisht perspektivave të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit. Barack Obama shprehu dyshim në lidhje me sinqeritetin e iranianëve.

Irani këmbëngul në zbatimin nga Rusia të detyrimeve të saj për furnizimin e vendit me sistemet raketore kundër-ajrore "S-300", deklaroi Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.

Tentativa për grusht shteti në Ukrainë dështoi. Për herë të parë, që nga momenti i presidencës së vet, Viktor Janukoviç rreshti së kërkuari kompromise të gjera dhe ia besoi zgjidhjen e problemit "gardës së vjetër" të tij, duke hedhur poshtë variantin e kapitullimit, të cilin përpiqej t’ia impononte atij me këmbëngulje të madhe krahu pro-perëndimor në rrethin e presidentit. Rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Kryetarja e Bankës Qendrore Elvira Nabiullina njoftoi sot se simbol i ri grafik i rublës u bë shkronja ruse "P" (shqip "R") me një vijë horizontale në mes. Simboli u zgjodh me anë të votimit publik.

Të mërkurën në mbrëmje Kamçatka do të përfshihet nga një ciklon i fuqishëm që do të vijë nga Japonia. Ai do të sjellë me vete erë të stuhishme me reshje të bollshme dëbore.

Partia e fundit e uraniumit të pasuruar rus nga mbushjet e demontuara bërthamore, e destinuar për konvertim në karburant për centralet bërthamore, mbërriti në qytetin amerikan të Baltimore.

Në veri të Moskës u shemb çatia e një ndërtesa administrative katër katëshe, nën rrënojat mund të kenë mbetur njerëz, njoftojnë organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Tatuazhi është kthyer tani në një zbukurim mjaft popullor. Nëpër rrugë shëtisin kukudhë, vampirë, njerëz-gjarpërinj dhe njerëz-mace, të cilët ndryshojnë pamjen e jashtme me ndihmën e bodimodifikimit. Arsyet për eksperimente të tilla me pamjen e jashtme janë të ndryshme: dikush dëshiron të theksojë individualitetin e vet, ndërsa të tjerët duan të mbulojnë defektet fizike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29