×
Rusia, 5 dhjetor 2013

Territori i Rusisë u plotësua edhe me një ishull tjetër. Ai u zbulua në Arktik, pranë brigjeve të Jakutisë (Yakutia - Siberia Lindore). Këtë copëz toke prej disa qindra metra katrorë gjatë fluturimit e pikasën rastësisht në Detin Laptev pilotët e helikopterit "Mi-26".

Shkencëtarët ekonomistë francezë, respektivisht Madeleine dhe Vladimir Andreff, vlerësuan shanset e vendeve për një performance të suksesshme në Soçi, ku në shkurt do të zhvillohet Olimpiada Dimërore.

Aktorja italiane Ornella Muti ka dy ëndrra në jetën e saj - të marrë pasaportën ruse dhe të luajë në një film rus.

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Dokumentet sekrete, të bëra publike nga Edward Snowden, dëshmojnë se shërbimi i zbulimit radioelektronik suedez ka ndihmuar në mënyrë aktive Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të mbledhur informacion mbi politikanët rusë, njoftoi portali suedez i lajmeve Local.

"Ukraina rikthehet përsëri në krahët e Rusisë", "BE-ja e ka humbur betejën për Ukrainën", "Putin duartroket" - kështu mund të citohen pafund titujt kryesorë të artikujve të publikuar në mediat çeke, komentet e shumta në forumet në Internetin Çek. Të dielën e kaluar në Pragë u mbajt një tubim në mbështetje të Majdanit ukrainas. Në vështrim të parë do të dukej sikur tema e Ukrainës sot është për çekët pothuajse prioriteti №1.

Më 5 dhjetor një avion "Sukhoi Superjet" kreu ulje emergjente në aeroportin e Çeljabinskut.

Rusia do t’i vërë Sirisë në dispozicion pajisjet e nevojshme teknike për kryejen e veprimeve të caktuara në kuadër të programit të shkatërrimit të armëve kimike, deklaroi të mërkurën për gazetarët rusë Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29