×
Rusia, 4 dhjetor 2013

Presidenti i Rusisë mbështeti propozimin për dhënien e amnistisë në përvjetorin e 20-të të Kushtetutës së Rusisë.

Negociatat midis "Gazprom" dhe "Naftogaz i Ukrainës" deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat, njofton Kreu i kompanisë ruse, Aleksei Miller. 

Kryeministrit të Rusisë, Dimitri Medvediev, i paraqitën smartphone e parë rus të prodhuar nga korporata shtetërore "Rosteh".

Dënim me 6 vjet izolim në koloni penale të regjimit të rreptë - i tillë është verdikti (aktgjykimi) i gjykatës së qytetit të Moskës për Pavell Dmitriçenko - solistin e trupës së baletit të Teatrit Bolshoi. Ai është njohur si porositës i krimit të bujshëm - sulmit mbi Udhëheqësin artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Mesazhin drejtuar Këshillit të Federatës të Rusisë Presidenti i vendit Vladimir Putin do ta përcjellë, si dhe vitin e kaluar, më 12 dhjetor - në Ditën e Kushtetutës, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në shtëpinë botuese ruse "Literatura artistike" kohët e fundit doli në dritë libri i autorit Vacllav Kllaus "Integrimi evropian pa iluzione" (Václav Klaus. "Evropská integrace bez iluzí").

Dokumentari "Proces gjyqësor demonstrativ: Historia e "Pussy Riot" (angl. Pussy Riot: A Punk’s Prayer) u përfshi ndër 15 filmat e përzgjedhur nga akademikët amerikanë të lëmit të kinematografisë.

Në brigjet e Jakutisë u zbulua një ishull i panjohur më parë. Atë e pikasën krejt rastësisht ekuipazhet e dy helikopterëve kur po fluturonin mbi Detin Laptev.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe ndërmarrja e Kazanit "Enix" nënshkruan një kontratë për furnizimin e trupave ushtarake me 34 avionë zbulimi pa pilot me rreze të shkurtër veprimi.

Protestat në qendër të Kievit nuk po rreshtin. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas për në Bruksel dhe Moskë po nisen për negociata dy delegacione zyrtare. Sipas fjalëve të Kryeministrit Mykola Azarov, Ukraina shpreson të merret vesh me BE-në mbi kushte të favorshme për vendin. Megjithatë, ai theksoi se Kievi ka për qëllim gjithashtu "forcimin e partneritetit strategjik me Federatën Ruse".

Mes stacioneve "Tulskaja" dhe "Serpuhovskaja" të metrosë së Moskës është vërejtur përhapja e një tymi të dendur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29