×
Rusia, Dhjetor 2013

Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

Në Forcat Ushtarake Ajrore të Federatës Ruse janë duke përgatitur dokumentet e nevojshme për krijimin e një grupi të ri të pilotazhit të lartë me avionët trajnues-luftarakë "Jak-130" (russ. "Як-130"), u tha gazetarëve të mërkurën Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral-Lejtnanti Viktor Bondarjov.

Udhëtimi virtual, i filmuar mbi caldera (hendekun në formë rrethore, kazani) Uzon në rezervatin Kronockij të Gadishullit të Kamçatka, është publikuar në faqen e Internetit të foto-projektit AirPano. Ajo u krijua me mbështetjen financiare të Shoqërisë Gjeografike Ruse.

Një sulm i ri terrorist u krye sot në Vollgograd. Herët në mëngjes u hodh në erë një trolebus urban. Sipas njoftimeve të autoriteteve rajonale, katërmbëdhjetë persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1-vjeçar. Sipas vlerësimeve paraprake, fuqia e mjetit shpërthyes ka qenë më e lartë se ajo e një dite më parë në stacionin hekurudhor të po këtij qyteti.

Në Internet u shfaq video e parë nga vendi i hedhjes në erë të trolebus urban në Vollgograd.

Më 23 dhjetor në Moskë u zhvillua ceremonia e dekorimit të pjesëmarrësve të festivalit "Muzika e përkthimit". Ky konkurs ndërkombëtar i përkthimit mbushi plot pesë vjet. Për herë të parë ai u mbajt në vitin 2009.

Rusia ka mbetur fort e zhgënjyer nga vendimi i Presidentit të Uruguajit, José Mujica, për legalizimin e prodhimit dhe shitjes së marihuanës, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e premten.

Armëtari legjendar rus Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov) u varros të premten në varrezën memoriale ushtarake federale në periferitë e Moskës.

Delegacioni i Rusisë ka ndërmend të vizitojë më 17 janar burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë për t'u takuar me të burgosurin rus Ravil Mingazov, i cili mbahet i ngujuar atje që prej më shumë se 10 vjetësh, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit Konstantin Dollgov.

Takimi i përfaqësuesve të Rusisë, SHBA-së, Kinës, OKB-së, ONAK-ut dhe Sirisë mbi çështjen e largimit të armëve kimike nga ky vend filloi në Moskë.

Ajo që na pret në vitin e ri është me të vërtetë e tmerrshme. Asnjë vit paraardhës nuk ka sjellë kaq shumë fatkeqësi dhe kataklizma, siç priten në vitin 2014. Epidemia e mutacionit të gripit të shpendëve do të kositë një të katërtën e popullsisë së botës. Vala e re e krizës jashtëzakonisht të rëndë ekonomike do të përfshijë të gjithë botën, duke çuar në pasoja të shumta të pakthyeshme. Fatkeqësitë natyrore do të fshijnë nga faqja e dheut disa nga qytetet më të bukura të rruzullit tokësor. Dhe ky është vetëm fillimi...

Moska shpreson se ndërtimi i seksionit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në Serbi do të do të shkojë sipas planit, pavarësisht negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian të planifikuara për janarin e vitit 2014, thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Rusia ia hyri punës për vënien në dezhurn luftarak të komplekseve raketore të bazimit në galeri nëntokësore të brezit të ri, tha Presidenti Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Rjabkov në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" iu përgjigj pyetjeve në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së jashtme ruse.

Politikani i Vitit në Rusi u bë sërish Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë mbështetjen e 44% të rusëve, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mbarëruse të Hulumtimit të Opinionit Publik, Valeri Fjodorov.

Në Siberi u rrëzua avioni ushtarak i transportit "An-12". Aeroplani po kryente fluturimin nga aeroporti i Novosibirskut "Elcovka" për në uzinën e avionëve të Irkutskut.

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev aplikoi ndalimin mbi importet e një sërë mallrave të caktuara të huaja për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Përjashtim bëjnë rastet kur pajisje të ngjashme në Rusi nuk prodhohen ose nuk përputhen me kërkesat e porositësve shtetërorë.

Qeveria e Federatës Ruse do t’i japë në vitin 2014 Bjellorusisë mjete suplementare hua deri në 2 miliardë $, njoftoi të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin.

Sekreti bankar është thyer kundrejt diplomatëve rusë të akuzuar për mashtrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29