×
Rusia, 30 tetor 2013

Rusinë dhe Serbinë i lidh një karakter i veçantë marrëdhëniesh, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me homologun e tij serb, Tomisllav Nikoliç.

Nën drejtimin e Komandantit Suprem, Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, u zhvillua një kontroll i papritur dhe stërvitjet ushtarake të forcave të frenimit bërthamor, të mbrojtjes ajroro-kozmike, flotës ushtarake dhe aviacionit të largët, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryetarit të shtetit, Dimitri Peskov.

Të paktën një person ka humbur jetën si rezultat i dy shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Dagestanit, Mahaçkalla. Në spital janë dërguar 10 persona, njofton Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë (KKA).

Numri maksimal i erupsioneve vullkanike në të gjithë historinë e vëzhgimeve, të cilat zhvillohen në Gadishullin e Kamçatkës që nga fillimi i shekullit XX, është regjistruar në vitin 2013.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryeson renditjen e njerëzve më me ndikim në botë sipas versionit të revistës "Forbes", duke zhvendosur Presidentin amerikan Barack Obama në vendin e dytë, njoftohet ditën e mërkurë në faqen e Internetit të edicionit.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se komunikimi qeveritar që ekziston në vend mundëson mbrojtjen e sigurisë së bisedave të zyrtarëve të lartë të vendit.

Më 27 nëntor të vitit 2013 në Paris në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave do të shpallet qyteti, i cili në vitin 2020 do të presë Ekspozitën Universale Botërore.

Rusia hyri në listën "Top-100" të vendeve përkatësisht kushteve të zhvillimit të biznesit. Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë publikuar renditjen e rejtingut vjetor të Doing Business, në të cilin vlerësohet klima për mjedisin e biznesit në 189 shtete të botës.

Koncerni "Kallashnikov" zgjeroi gamën e eksportit të armëve luftarake, njoftoi ditën e mërkurë Sekretarja për shtyp e koncernit, Elena Fillatova.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi të mërkurën mbi nevojën për të krijuar kushtet për rritjen e eksporteve të gazit rus dhe rritjen e pjesës së Rusisë në tregun global të gazit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në konferencën në Athinë "Gjon Kapodistria dhe marrëdhëniet bashkëkohore ruso-greke", bëri thirrje për moslejimin e vendosjes së linjave të reja ndarëse në Europë.

Flamuri i Aleancës kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT (Lezbike, Gei, Biseksualë dhe Transgjinorë (apo Travestitë) me ngjyrat e ylberit po përpiqet t’i presë rrugën stafetës së zjarrit olimpik. Një tjetër tubim proteste organizuan aktivistët rusë të Lëvizjes Gay në itinerarin e pishtarit olimpik të Olimpiadës Dimërore të Soçit në Shën Petersburg. Nuk po rreshtin thirrjet për bojkotimin e të Lojrave Olimpike edhe jashtë vendit.

Shkencëtarët e Novosibirskut nga Instituti i Kërkimeve të Imunologjisë Klinike të Degës siberiane të Akademisë së Shkencave të Rusisë kanë zhvilluar vaksinën kundër kancerit.

Në Moskë u thye rekordi i temperaturës i shekullit të 19-të.

Në Sheshin e njohur njujorkez Times Square u bë prezantimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, para fillimit të të cilave kanë mbetur vetëm 100 ditë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27