×
Rusia, 30 shtator 2013

Më 30 shtator në Strasburg u hap sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE).

Një ditë më parë në kanalin televiziv rus Pervij Kanall u zhvillua maratona televizive që zgjati 10 orë.

Lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i "Proton-M" rezultoi të ishte i suksesshëm, sateliti i komunikimit "Astra-2E" është nxjerrë në orbitë, njoftoi ditën e hënë Përfaqësues i Agjencisë Federale Kozmike "Roskosmos".

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se që gjatë Samitit të “G-20”, pas takimit me Presidentin e SHBA-së Barack Obama, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vendosi detyrën për shkatërrimin e të gjitha armëve kimike në botë.

Rusia nuk mbetet prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket çështjes së krijimit të armës supersonike, deklaroi Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin.

Në rajonin e Çeljabinskut të Rusisë vazhdojnë punët për nxjerrjen e meteoritit. Një pjesë e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi Çeljabinsk në shkurt të këtij viti, ra ​​në liqenin pranë qendrës së banuar Çebarkull. Zhytësit kanë arritur të ngrejnë disa fragmente. Pesha e fragmentit më të madh rezulton në rreth 5 kilogramë. Ekspertët janë të bindur se në fund të liqenit ka edhe disa fragmente të tjera.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29