×
Rusia, 26 shtator 2013

Në Rusi mund të shfaqet çmimi shtetëror në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe aktivitetit bamirës.

Meteorologët gjatë dekadave të fundit kanë regjistruar reduktimin e kohëzgjatjes së stinëve të pranverës dhe të vjeshtës, deklaroi drejtor i Qendrës Hidrometeorologjikу të Rusisë, Roman Vilfand.

Banda orkestrore qendrore me emrin e Nikolai Rimski-Korsakov e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë do të performojë në festivalin "The Netherlands Military Tattoo", i cili fillon sot në Rotterdam.

Rusia dhe Paraguaji nënshkruan një marrëveshje mbi heqjen e procedurave formale për marrjen e vizave për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve të tyre, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, pas takimit të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me homolugun e tij paraguajan Eladio Loizaga në margjinat e sesionit të Asamblejsë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Rusia do të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Sirisë, transportimi i tyre në Rusi është i pamundur, njoftoi ditën e enjte Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Sergei Rjabkov.

Në gjykatën e Murmanskut filluan seancat dëgjimore të çështjes së aktivistëve të "Greenpeace", të arrestuar në bordin e anijes Arctic Sunrise.

Moska ka paralajmëruar Tokion se mund të kufizojë udhëtimet e zyrtarëve japonezë në Ishujt Kurile, në qoftë se ata nuk do të përmbahen nga lëshimi i deklaratave publike mbi problemin territorial pas vizitës në territorin e Rusisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë rusë të punëve të Jashtme.

Premierat e veprave të kompozitorëve rusë janë përfshirë në programin e sezonit të muzikës teatrore klasike 2013-2014 në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Roskozmosit (Agjencia Kozmike e Rusisë), Vladimir Popovkin, njoftoi se lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i raketëmbajtëses "Proton" do të kryhet më 30 shtator.

Fjalimi i Presidentit të Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte i mbushur me trillime dhe mashtrime, të cilat ishin të një natyre jo vetëm antiruse, por edhe anti-ortodokse dhe rusofobiane, mendon Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Ende nuk është marrë vendimi që Rusia të bëhet pjesë e Traktatit ndërkombëtar mbi tregtinë e armëve, njoftoi Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov në Nizhnij Tagill, ku po zhvillohet ekspozita e armëve "Russia Arms Expo-2013".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29