×
Rusia, 25 shtator 2013

Rusia ka ndërmend të akordojë 10 milionë dollarë si një kontribut të vlefshëm në Drejtorinë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për çështjet me refugjatët.

Deklaratat e amerikanëve në lidhje me faktin se projekti HAARP shërben për të studiuar dritën e veriut, nuk janë të vërteta.

Anijet e mëdha të desantit të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë (FOP) "Peresvet" dhe "Admiral Nevelskoj" hynë ditën e mërkurë në zonën Bosfor - Ngushtica e Dardaneleve dhe u bashkuan me lidhjen e përhershme të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë në Detin Mesdhe, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë, Kapitani i rangut të parë Roman Martov.

"Ne kemi ndërmend të zgjerojmë në mënyrë të konsiderueshme territoret e mbrojtura natyrore të zonës së Arktikut", - tha Vladimir Putin, duke folur në Salehard në Forumin e Arktikut.

Ndërmarrja ruse "Uralvagonzavod" së bashku me kompaninë franceze "Renault Truck Defence" demonstruan në ekspozitën e hapur në Nizhnij Tagil "Russian Arms Expo-2013" prototipin e makinës luftarake të së ardhmes.

Të drejtën për të nxjerrë naftë në Arktik do ta kenë vetëm kompanitë, të cilat zotërojnë metoda të likuidimit të derdhjeve nën akull dhe kapacitetet e mjaftueshme financiare, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut".

Rusia po krijon një sistem të ri të mbikëqyrjes satelitore të Arktikut, njoftoi Kreu i Shërbimit Federal rus të Hidrometeorologjisë dhe Monitorimit të Mjedisit Aleksandër Frollov në Forumin e tretë ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut" në Salekhard.

Qeveria ruse ka drejtuar të gjitha forcat në përmirësimin teknologjik të të gjithë industrisë kozmike​​, njoftoi Zv. Kryeministri rus Dimitri Rogozin në ekspozitën ndërkombëtare të armëve "Russia Arms Expo 2013", e cila u hap sot në Nizhnij Tagill.

Aeroplanmbajtësja "Vikramaditya" (ish "Admiral Gorshkov"), e cila është planifikuar t'i dorëzohet palës indiane më 15 nëntor, do të mbërrijë në Indi në shkurt të vitit 2014, njoftoi të mërkurën gazetarët Zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ruse Rosoboronexport, Viktor Komardin.

Anëtarët e ekspeditës në liqenin Çerbakul arritën të nxirrnin në sipërfaqe nga një thellësi prej 13 metrash fragmentin e parë të meteorit, i cili është kthyer në një legjendë.

U shtua fuqia shpërthyese e njërit prej vullkaneve më të lartë në Euroazi – Kluçevskaja sopka, i cili shtrihet në Kamçatkë.

Trajnimi i vullnetarëve për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi tani është në kulmin e tij. Vullnetarët e Soçi-2014, ka shumë mundësi, të kenë shënuar tashmë më shumë se një rekord olimpik: për herë të parë vullnetarët po përgatiten jo vetëm në territorin e qytetit organizator, por në të gjithë Rusinë e madhe, për më tepër programi i trajnimit të vullnetarëve është më voluminozi në historinë e Lojrave Olimpike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29