×
Rusia, 24 shtator 2013

Në Soçi është bërë paralajmërimi për një stuhi.

Ish-agjenti i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, i cili mori azilin e përkohshëm në Rusi, po mëson gjuhën ruse dhe pret ardhjen e prindërve të vet, njoftoi avokati i tij Anatoli Kuçerena, i cili përfaqëson interesat e Edward Snowden.

Trenat me sistemin autopilot do të fillojnë të qarkullojnë në metronë e Moskës në vitin 2015, njoftoi Nënkryetari i Metrosë së Moskës.

Reaktori i parë i energjisë i elektrostacionit atomik iranian "Bushehr" është gati për t'u vënë në punë që nga shtatori 24 i këtij viti. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov. Ky informacion u konfirmua nga Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Forumi Ndërkombëtar i Arktikut "Arktiku - territori i dialogut", i cili u hap sot në Salehard (Rusi), u dedikohet çështjeve të sigurisë ekologjike në Pripolar.

Rusia nuk do të bjerë dakord me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që përfshin ndërmarrjen automatikisht të forcës kundër Sirisë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Hetimi ngriti një çështje penale mbi piraterinë pas depërtimit të ekologëve në platformën e naftës "Prirazllomnaja" në detin Barenc, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

India ka ndërmend të riparojë dhe të modernizojë katër nëndetëse diesel-elektrike, të ngjashme me nëndetësen "Sindurakshak", të mbytur në gusht.

Zv. Ministri i Jashtëm rus Genadi Gatillov dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Politike Jeffrey Feltman diskutuan pjesëmarrjen e OKB-së në programin për utilizimin e armëve kimike siriane.

Automatiku "Kallashnikov" AK-12 dhe pajisje të tjera të bazuara në të nuk kanë kaluar testet paraprake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk janë deklaruar fare për sa i përket testeve shtetërore.

Në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare të armëve "Russia Arms Expo-2013" (RAE-2013) mund të nënshkruhen kontrata për eksportin e produkteve ushtarake ruse jashtë vendit me një shumë prej rreth 1 miliard euro, njoftoi Zv. Kryetari i Komisionit Industrialo-Ushtarak të Qeverisë së Rusisë Oleg Boçkarjov.

Gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë "Perëndimi 2013" anijet e Flotës Balltike të Rusisë kryen qitje me raketa dhe topa mbi objektivat në det që imitonin anijet dhe mjete të tjera lundruese, të përdorura nga grupe të armatosura ilegale me qëllim zbarkimin në bregdet.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai finlandez Sauli Niinisto do të marrin pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit Njaganj në qytetin me të njëjtin emër.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29