×
Rusia, 20 shtator 2013

Në epokën moderne, kur zgjerohet bashkëpunimi ekonomik, rritet interesi i popujve për njëri-tjetrin dhe krijohen miliona lidhje midis njerëzve, regjimi i vizave kthehet në një pengesë për progresin, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov.

Gjykata e Moskës refuzoi të shpallë anulimin e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit, bazuar në padinë e njërit prej kandidatëve, opozitarit të njohur Aleksei Navalni.

Estonia nënshkroi marrëveshjen me vlerë 8,2 milionë € për financimin e rindërtimit të vendkalimeve në pikat kufitare që ndajnë qytetin estonez të Narva-s me atë rus të Ivangorodit.

Flamurtari i Flotës së Detit të Zi, kryqëzori raketor "Moskva", pasi kreu kalimin nëpër Oqeanin Atlantik, mbërriti sot në vendin e takimit me anijet e njësisë së përhershme të Flotës Ushtarake Detare në pjesën lindore të Mesdheut, duke u vënë në krye të këtij grupi.

Moska e dënon ashpër hapjen e zjarrit ndaj autokolonës së misionit të BE-së (EULEX) në veri të Kosovës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Aleksandër Llukasheviç.

Në Siri, në anën e opozitës si mercenarë luftojnë 300-400 individë, të ardhur nga Rusia, njoftoi Zëvendësi i parë i Drejtorit të Shërbimit të Sigurimit Federal rus Sergei Smirnov.

Stërvitjet e përbashkëta strategjike të forcave të armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë "Perëndimi-2013" fillojnë sot në territoret e të dy vendeve, njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) do të mbajë takimin e tij të parë mbi çështjen e armëve kimike në Siri më 22 shtator. Për këtë deklaroi shërbimi për shtyp i ONAK-ut në Hagë. Përfundimet e takimit të Organizatës duhet të njoftohen ditën e hënë (më 23 shtator).

Dimri që po vjen në Evropë do të jetë më i ftohti i shekullit të fundit, deklarojnë parashikuesit e motit. Pas disa muajsh atje do të transferohen masat ajrore arktike, ndërkohë që dielli do shfaqet mbi horizont shumë rallë. Sa është i mundshëm një parashikim i tillë? Meteorologët premtojnë ta sqarojnë këtë në javët e ardhshme, kur ata të marrin në duart e tyre të dhëna të reja.

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29