×
Rusia, 19 shtator 2013

Qytetarët rusë duhet të ndalojnë së vëni re në historinë e vendit të vet vetëm gjerat e këqija dhe të fillojnë të jenë krenarë për të, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me anëtarët e klubit të diskutimit ndërkombëtar "Valldaj".

Rusia i kërkoi SHBA-së të hetojë mbi faktet e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve rusë të adoptuar dhe t’i transferojë autoriteteve ruse informacionin e plotë në lidhje me të lënduarit dhe gjendjen e tyre, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Qeveria ruse mori vendimin për ngrirjen e ritmeve të rritjes së tarifave në vitin 2014 për shërbimet e monopoleve natyrore, delaroi Kryeministri i vendit, Dimitri Medvediev, në një mbledhje të kabinetit.

I dyshuari për vrasjen e Sekretarit të Parë të Departamentit Konsullor të Ambasadës së Rusisë në Abhazi, Dimitri Vishernev, dhe bashkëshortes së tij është arrestuar në Gjeorgji, njoftoi Komitetit Hetimor i Rusisë. 

Kryetarët e agjencive të zbatimit të ligjit të Abhazisë njoftuan mbi zbulimin e vrasjes së diplomatit rus, të kryer në Suhum.

Qeveria ruse miratoi projektbuxhetin federal për vitet 2014-2016 dhe parashikimin e zhvillimit makroekonomik, njoftoi Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev.

Rusia ka në plan kontakte të mëtejshme me opozitën siriane.

Ambasadorit të Holandës në Rusi iu dorëzua një notë në lidhje me veprimet provokative të ekuipazhit të anijes "Arctic Sunrise".

Rusia së shpejti do t'i dorëzojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së prova të reja që dëshmojnë se armët kimike në Siri janë përdorur nga opozita, dhe jo nga trupat e Bashar Al-Assad. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është duke pritur kthimin nga Damasku të Zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergei Rjabkov. Ai ka zhvilluar konsultime me Ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem dhe ka marrë prova të reja që dëshmojnë se lëndët toksike janë përdorur nga rebelët.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të lexojë artikullin e Senatorit amerikan, John McCain, por nuk do të hyjë në polemika, deklaroi Sekretari për shtyp i Liderit rus, Dimitri Peskov.

Zhytësit rusë dhe ata ukrainas nxorrën mbi sipërfaqen e detit fragmente të korpusit të nëndetëses sovjetike, të fundosur në brigjet e Krimesë në vitin 1944.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad deklaroi se Siria është shumë e bindur për shkatërrimin e rezervave të veta luftarake të substancave helmuese dhe do të përmbushë të gjitha dispozitat e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike pa parakushte. Në një intervistë për televizionin amerikan "Fox News" Bashar Al-Assad vuri në dukje se Siria u bashkua me Konventën si një anëtare e plotë dhe është e gatshme t’i dorëzojë armët e veta për shkatërrim çdo vendi, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Zyrtarisht Damasku do të bëhet anëtari i 190-të i Organizatës më 14 tetor.

Në Lojrat Olimpike në Soçi shpresat kryesore të rusëve në sportin e sajave janë të lidhura me Albert Demçenkon dhe Tatjana Ivanovën.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29