×
Rusia, 18 shtator 2013

Shi i dendur dhe një stuhi priten në ditët e ardhshme në Soçi, përveç kësaj, mbi sipërfaqen e detit janë formuar tornado.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e Damaskut, i cili po përballet me kërcënimin e intervencionit të huaj dhe terrorizmit, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Nga data 23-27 shtator në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Rusisë dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit do të zhvillohen stërvitjet "Qielli vigjilent 2013", qëllimi i të cilave është sigurimi i koherencës së veprimit për të parandaluar sulmet terroriste, duke përdorur avionët civilë.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë dhe do të marrë pjesë në Forumin e tretë Ndërkombëtar Arktik në Salekhard.

Katër senatorë amerikanë i bënë thirrje administratës amerikane që të vendosë sanksione kundër bankave më të mëdha ruse, të cilat sipas pretendimit të tyre, ndihmojnë në financimin e aktiviteteve të autoriteteve siriane.

Rusia pret një kthim të menjëhershëm të ekspertëve të OKB-së në Siri për të përfunduar hetimin e rasteve të përdorimit të dyshuar të armëve kimike, duke përfshirë edhe ato në periferi të Aleppo-s, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Një eksperiment unik po kryhet në Muzeun e fluturave "Parajsë Tropikale" të Shën Petersburgut.

Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov zhvilloi bisedime në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad, njoftoi atashehu për shtyp i Ambasadës ruse.

Një njësi anijesh e Flotës së Oqeanit Paqësorit (FOP) të Rusisë në përbërje të së cilës përfshihen kryqëzori raketor "Varyag", anija rimorkiatore detare "SB-52" dhe cisterna "Boris Butoma", u drejtua për në Oqeanin Indian.

Në rajonin Izhevsk të Rusisë filloi punën koncerni "Kallashnikov". Brendi (marka) botëror bashkoi aftësitë e projektimit dhe potencialin e prodhimit të kompanive më të mira të industrisë së armëve automatike të vendit. Sot (më 18 shtator) koncernin do ta vizitojë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mbi perspektivat për zbatimin praktik të marrëveshjes për Sirinë, të arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diskutoi të martën në Damask Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Rjabkov.

Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë njofton mbi rënien e nivelit të ujit në Amur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29