×
Rusia, 17 shtator 2013

Rusia këmbëngul për një hetim të paanshëm dhe objektiv të ngjarjeve të 21 gushtit në afërsi të Damaskut, pasi ka arsye të forta për të besuar që ky i fundit të ketë qenë një provokim, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius.

Rusia do të rimëkëmbë bazën ushtarake dhe aerodromin në Ishujt e Novosibirsk-ut në Oqeanin e Ngrirë të Veriut.

Raporti i inspektorëve të OKB-së mbi sulmin kimik pranë Damaskut i paraqitur ditën e hënë nuk u jep përgjigje pyetjeve në lidhje me vendin dhe mënyrën e prodhimit të municioneve me përmbajtje gazi që shkakton paralizimin e nervave, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç dekoroi me medaljen e artë Kreun e kompanisë "Hekurudhat e Rusisë”, Vladimir Jakunin për arritjet në fushën e veprimtarive socialo-kulturore.

Në Petropavllovsk-Kamçatski po bie shi i dendur, shpejtësia e erës arrin në 17 m/s.

Rusia dhe BE-ja ranë dakord për kushtet e shfrytëzimit të tubacionit të gazit "OPAL". Pritet që marrëveshja përkatëse e "Gazprom" dhe organëve rregullatore të BE-së të nënshkruhet deri në fund të tetorit. Detajet e marrëveshjes deri më tani nuk janë bërë të ditura. "Gazprom", ka shumë mundësi, të fitojë të drejtën për mbushjen e plotë të tubacionit "OPAL" me gaz rus, por për këtë kompania holding do të duhet të bëjë disa lëshime.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius mbërriti në Moskë për një vizitë gjatë së cilës ai do të përpiqet të bindë qeverinë ruse të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

Në qarkun e Çeljabinskut ka lindur një lëvizje e re fetare - ajo e adhuruesve të meteoritit, i cili ra në liqenin e Çebarkulit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29