×
Rusia, 16 shtator 2013

Marrëveshja për bashkëpunim midis Rusisë dhe SHBA në lidhje me kërkimin dhe zhvillimin në sektorët bërthamorë dhe energjetikë u nënshkrua sot nga Kreu Korporatës shtetërore të Energjisë Atomike "Rosatom", Sergei Kirienko dhe Ministri i Energjetikës i SHBA-së, Ernest Monis.

Korporata shtetërore e energjisë atomike "Rosatom" po fillon punët në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Bangladesh, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës shtetërore, Sergei Kirienko, duke folur në një sesion të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Rusia është e interesuar për stabilitetin në Egjipt dhe në rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim në Moskë me homologun e tij egjiptian Nabil Fahmi.

Presidenti i Rusisë, Komandanti Suprem Vladimir Putin vendosi të vazhdojë praktikën e kontrolleve të papritura të gatishmërisë të njësive ushtarake, si dhe të shërbimeve civile.

Të gjithë partinë e raketave "Bullava" pas ngjarjes emergjente të 6 shtatorit do ta kthejnë në ndërmarrjen prodhuese për rikontrollim, njoftoi Nënkryetari i Komisionit Industrialo-Ushtarak në Qeverinë e Rusisë, Oleg Boçkarev.

Këtë vjeshtë në Rusi do të startojë një eksperiment unikal. Shkencëtarët për herë të parë në botë kanë ndërmend të klonojnë një mamuth. Kjo do të mund të realizohet me ndihmën e indeve të buta të gjakut të kafshës të zbuluara rishtazi dhe të ruajtura në ngricën e përhershme, deklarojnë specialistët e Institutit të Ekologjisë së Aplikuar të Veriut në Jakutia.

Armët kimike të fundosura pas Luftës së Dytë Botërore në Detin Balltik, shkaktojnë ndryshime gjenetike tek peshku, pohojnë shkencëtarët nga Polonia. Ata njoftojnë se mijëra bomba dhe predha, që ndodhen në fund të detit, përmbajnë rreth 15 mijë ton substancash të rrezikshme kimike. Ekspertët po përpiqen të zgjedhin nëse duhet të organizojnë ngritjen e municioneve të fundosur apo më mirë të mos i prekin ato.

Zjarri që ra në nëndetësen bërthamore "Tomsk" në Primorje gjatë kohës, kur nëndetësja po riparohej, u shua plotësisht.

Në fund të shtatorit një tjetër luftanije e Flotës Ushtarake Detare ruse do të dalë në ujërat e Detit Mesdhe, njoftoi të hënën Shefi i Departamentit të Informacionit të Flotës së Detit të Zi, Kapiteni i Rangut të Parë Vjaçesllav Truhaçev.

Një automjet i projektuar për të ecur në të gjitha terrenet u mbyt mbrëmjen e 15 shtatorit gjatë kalimit nëpër lumin Apuka në komunën e Oljutorskit.

Gjatë stërvitjeve të mëdha ushtarake në brigjet e Kamçatkës marinarët e Flotës ruse të Paqësorit simuluan një episod të një sulmi ajror mbi anije.

Në kantjerin e anijeve "Zvezda" në qytetin e Bolshoj Kamenj të qarkut të Primorjes ka marrë flakë një nëndetëse bërthamore e Flotës ruse të Paqësorit, e cila ndodhet atje për riparim.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29