×
Rusia, 13 shtator 2013

Aeroplanët e NATO-s identifikuan vizualisht avionin rus "IL-20", i cili po fluturonte përgjatë kufijve të jashtëm të ujrave territoriale të Letonisë.

Përfundoi me sukses seria e fluturimeve detare "MiG-29" nga kuverta e aeroplanmbajtëses indiane "Vikramaditya", e cila po kalon stadet e testeve në Detin Barenc.

Programi i Javës së kinematografisë ruse që do të zhvillohet nga data 9-13 tetor në New York, do të përbëhet nga tetë filma artistikë dhe dy dokumentarë, njoftuan organizatorët e aktivitetit.

Rusia e vlerëson Iranin si një partner të mirë dhe është e gatshme të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të zgjidhë me përpjekje të përbashkëta problemet komplekse rajonale, deklaroi Presidenti Vladimir Putin në një takim në Bishkek me homologun e tij iranian Hassan Rouhani.

Anëtarët e ekuipazhit 37/38 të misionit të gjatë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) fluturuan drejt kozmodromit "Bajkonur", për t’u përgatitur për misionin e ardhshëm orbital, njoftoi Qendra e Trajnimit të Kozmonautëve në periferi të Moskës.

11 aeroporte në rajonet ruse, të cilët janë prioritarë për zhvillimin e turizmit, mund të fitojnë të drejtën të pranojnë pa viza për 72-orë tranzit udhëtarët e huaj, njoftoi Zëvendësministrja e Kulturës, Alla Manillova.

Rusia përshëndet gatishmërinë e Iranit për të avancuar në drejtim të zhgjidhjes së programit bërthamor, duke treguar një transparencë më të madhe, deklaroi sot Presidenti rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.

"Çdo ekspozitë ndërkombëtare e fuqishme - është një nxitje e madhe për rajonin, gjithmonë kështu ka qenë", - mendon Kreu i zgjedhur i Ekaterinburgut, Eugjeni Roizman.

Forcat e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në Mesdhe, duke përfshirë edhe zonën pranë Sirisë, do të rriten deri në 10 anije, njoftoi Komandanti i Flotës Ushtarake Detare ruse, Admirali Viktor Çirkov.

Kandidatura e Vladimir Putinit mund të propozohet për Çmimin Nobel për Paqen. Informacioni në lidhje me këtë u përhap nga disa media ruse dhe të huaja. Komiteti i Çmimeve Nobel nuk i ka konfirmuar e as mohuar këto zëra, duke theksuar vetëm se "emrat e kandidatëve mbahen rreptësisht sekretë".

Si rezultat i zjarrit në një spital psikoneurologjik 37 persona humbën jetët, njoftoi Komiteti hetimor i Rusisë.

Vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (ang. Shanghai Cooperation Organisation, SCO) mbështesin propozimin e Rusisë për transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar dhe bëjnë thirrje për mbajtjen sa më të shpejtë të një konference për zgjidhjen e situatës në këtë vend.

Në spitalin psikiatrik pranë Novgorodit ra zjarr. U dogj plotësisht godina e burrave. Numri i viktimave po verifikohet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29