×
Rusia, 12 shtator 2013

Parlamenti Evropian miratoi propozimin në lidhje me transferimin e arsenalit kimik të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar me qëllim shkatërrimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, i cili u bë nga Rusia.

Ekipi kombëtar i Rusisë u ngjit në një vend më lart në renditjen e FIFA-s, e cila u publikua sot në Zyrih, duke zënë vendin e 15-të.

Iniciativa e Rusisë në lidhje me transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar ka bërë të mundur shmangien të paktën për një periudhë të shkurtër kohe të kërcënimit të goditjes kundër Sirisë, dhe duhet bërë gjithçka që këto përpjekje "të mos shkojnë dëm", deklaroi ditën e enjte ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Abu Dhabi do të investojë në një punë të përbashkët me Rusinë 5 miliardë dollarë, njoftoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë një takimi në Moskë me Princin trashëgimtar të Kurorës të Abu Dhabit, Zëvendësshefin e Përgjithshëm të forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Al Nahyan.

Kremlini shpreson që situata në lidhje me padinë e ngritur nga Irani në Gjykatën Arbitrare Ndërkombëtare mbi refuzimin nga ana e Rusisë për furnizimin e komplekseve raketore "S-300" do të zgjidhet, deklaroi ndihmës i Presidentit, Juri Ushakov.

Goditja e mundshme kundër Sirisë mund të shkaktojë një valë të re dhune dhe mund të përhapë konfliktin jashtë kujfive të vendit. Në lidhje me këtë shprehet Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një artikull të botuar në gazetën "The New York Times".

Më shumë se 500 ushtarakë dhe 30 njësi pajisjesh teknike janë dërguar me nxitim në Komsomolsk-on-Amur, ku përmbytja kërcënon të thyejë digat dhe rrezikohet të përmbyten qendrat e banuara përreth, njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Një delegacion i parlamentarëve rusë në dy javët e ardhshme do të niset drejt Damaskut me ftesë të palës siriane, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Politikën Informative Aleksei Mitrofanov.

Anija e patrullës së Flotës Ushtarake Detare ruse "Smetlivij" la Sevastopolin dhe mori kursin për në Detin Mesdhe, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Raketëmbajtësja ruse "Rokot" me tre satelitë në bord u lëshua nga kozmodomi “Plesetsk”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ka mbetur më pak se një muaj para fillimit të stafetës së pishtarit olimpik. Pishtari i ndezur do të niset drejt një udhëtimi rekord për nga kohëzgjatja e tij më 7 tetor nga Moska. Ai do të shëtisë pothuajse në 3 mijë qytete, do të ngjitet në Elbrus, do të dërgohet deri në fundin e shtratit të liqenit Bajkal dhe madje do të udhëtojë edhe drejt kozmosit​​.

Vendosja e armëve kimike siriane nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare është e mundur, nëse do të hiqet dorë nga përdorimi i forcës kundër Damaskut, deklaroi në Astana Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron të rrezikshme tezën e Presidentit amerikan Barack Obama në lidhje me faktin se kombi amerikan është i veçantë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29