×
Rusia, 11 shtator 2013

Opozitari Aleksei Navalnij, i cili ka marrë pjesë në zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit rus, synon të apelojë rezultatet e zgjedhjeve në gjykatë.

Kompleksi i ri rus raketor kundërajror do të fillojë të furnizohet tek trupat në vitet 2017-2018, deklaroi Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë zhvilluese, Vitali Neskorodov.

Sllovenia mbështet "të gjitha iniciativat diplomatike, që kanë për qëllim zgjidhjen politike të problemit të armës kimike siriane, të krizës politike dhe humanitare, si dhe krizës së sigurisë në Siri".

Pas publikimit të provave bindëse të pafajësisë së Bashar Al-Assad në lidhje me sulmet kimike Barack Obama është i detyruar të dëgjojë propozimin e Rusisë për sa i përket transferimit të armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar. Barack Obama shprehu gatishmërinë e tij për të pritur rezultatin e hetimit të OKB-së dhe i kërkoi Kongresit të shtyjë votimin mbi këtë çështje. Megjithatë, ai nuk ka ndryshuar mendim: "goditja ndaj Sirisë i përgjigjet interesave kombëtare të SHBA-së". Për këtë Barack Obama deklaroi në fjalimin e tij drejtuar popullit amerikan.

Më shumë se 200 lloje të reja gjallesash detare zbuluan shkencëtarët nga Rusia dhe Gjermania gjatë dy ekspeditave të përbashkëta shkencoro-kërkimore në Detin e Japonisë dhe brigjet e ishujve Kurile.

Zëdhënësi i Presidentit rus Dimitri Peskov konfirmoi se Vladimir Putin gjatë takimit të tij të parë me Presidentin e ri iranian Hassan Rouhani ka ndërmend të diskutojë edhe çështjet e bashkëpunimit ushtarako-teknik midis Moskës dhe Teheranit.

Duma Shtetërore miratoi sot një deklaratë "Mbi përshkallëzimin e situatës përreth Sirisë", në të cilën i bëhet thirrje Kongresit të SHBA-së të mos lejojë agresionin e jashtëm ushtarak në Republikën Arabe të Sirisë dhe mbështetet nisma e Rusisë për transferimin e armës kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar.

Anija e Flotës së Detit të Zi "Nikollai Filçenkov" u nis nga Novorossijsku drejt Ngushticës së Bosforit, njoftoi një burim ushtarak diplomatik.

Në qarkun e Altait në pyll u gjet një djalosh 20-vjeçar, i cili jeton në një kasolle prej balte dhe nuk e ka parë kurrë qytetërimin.

Lëshimi i modulit të ri multifunksional laboratorik rus drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) u shty zyrtarisht për në gjysmën e parë të vitit 2014, njoftoi të mërkurën Kreu i Agjencisë Federale Kozmike "Roskozmos" Vladimir Popovkin në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve.

Komiteti Kombëtar i Koordinimit (KKK) - një nga organizatat kryesore brenda opozitës siriane - doli me iniciativën për t’i transferuar armët kimike siriane nën kontrollin e Moskës, thuhet në një komunikatë të organizatës.

Pesë persona humbën jetën dhe 12 u plagosën si pasojë e një aksidenti, në të cilin u përfshi një autobus në qarkun e Leningradit, njoftoi zëdhënësi i Departamentit Qendror Rajonal të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.

Autoritetet ruse morrën vendimin parimor për të përmbushur dëshirat e Iranit lidhur me dy çështje kryesore - furnizimin me sistemet e raketave të modifikuara të mbrojtjes kundërajrore "S-300" dhe ndërtimin e reaktorit të dytë të centralit bërthamor në Bushehr.

Niveli i ujit në lumin Amur pranë Komsomolsk-na-Amur (qarku i Habarovskut) i tejkaloi 9 metrat.

Aparati për uljen në Tokë i anijes kozmike "Soyuz TMA-08M" me kozmonautët rusë Pavel Vinogradov, Aleksandër Misurkin dhe astronautin amerikan Christopher Cassidy zbarkoi me sukses në Kazakistan.

Populli i shumëvuajtur sirian ka një shans, për të shmangur agresionin ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte deklarata e parlamentarëve rusë në hapjen e sesionit të vjeshtës të Dumës Shtetërore ruse. Të gjitha fraksionet e dhomës së ulët të parlamentit, duke përfshirë edhe ato opozitare, mbështetën iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov mbi transferimin e armëve kimike në Siri nën kontrollin ndërkombëtar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29