×
Rusia, 10 shtator 2013

11 vagona me qymyr u përmbysën në rajonin pranë Bajkalit (ang. Trans-Baikal), është bllokuar trafiku në të dyja drejtimet, njoftoi Qendra Rajonale e Siberisë e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Ekuipazhet e anijeve të lidhjes operative të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në Detin Mesdhe përpunuan një kompleks veprimesh trajnuese luftarake në rast të fillimit të mundshëm të operacioneve ushtarake në brigjet e Sirisë, njoftuan ditën e martë në Shtabin e Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Rusia do të paraqesë së shpejti një plan të qartë mbi zgjidhjen e problemit me armën kimike në Siri, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, zhvilloi bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Mohammed Abdel Aziz. Në takimin e 10 shtatorit ministrat diskutuan mbi të gjithë spektërin e marrëdhënieve dypalëshe. Në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishte situata në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Rusia është duke rritur pjesën e vet në tregun botëror të armëve dhe teknikës ushtarake. Kompania "Rosoboroneksport" që në fillim të shtatorit ka realizuar 75% të planit vjetor për eksportin e armëve. Vëllimi i shitjeve të armëve dhe teknikës ushtarake jashtë vendit për më pak se 9 muaj ka arritur në 9.7 miliardë dollarë. Siç pritet, gjithsej do të shiten jo më pak armë se vitin e kaluar, që domethënë në shumën prej 1.3 miliardë dollarë.

Anija e patrullimit e Flotës së Detit të Zi të Rusiës "Smetlivij" do të largohet nga Sevastopoli për t’u zhvendosur në drejtim të brigjeve të Sirisë më 12 shtator.

Bisedimet me Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë janë të rëndësishme për Rusinë në mënyrë që të marren vendimet e drejta mbi situatën në rajon, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me homologun e tij nga Libia, Mohammed Abdel Aziz.

Në liqenin e Çebarkulit ka filluar nxjerrja në sipërfaqe e pjesës më të madhe të meteoritit të Çeljabinskut. 

Autoritetet iraniane miratuan propozimin e Rusisë për dorëzimin nga ana e Sirisë të armëve kimike nën kontroll ndërkombëtar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit.

SHBA-ja e dinte paraprakisht, madje që nga momenti kur sinjalizoi "vijën e saj të kuqe" se në Siri do të përdoreshin armë kimike.

Rusia ka informuar zyrtarisht palën ukrainase se duke filluar që nga viti 2014 nuk planifikon ta përdorë më tej poligonin "NITKA" (Qendra e trajnimit të aviacionit të Flotës Ushtarake Detare) që shtrihet pranë qytetit të Saki (Krime), për trajnimin e pilotëve të aviacionit të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Të hënën u bë e ditur se Damasku mbështeti iniciativën e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën kontroll ndërkombëtar. Udhëheqja e vendit është e gatshme të ndërmarrë këto masa, për të shpëtuar jetën e popullsisë civile dhe garantimin e sigurisë në vend, deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë, Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem.

Presidenti amerikan Barack Obama e ka studiuar me kujdes propozimin rus lidhur me Sirinë dhe ka vendosur ta shtyjë përkohësisht luftën.

Avioni "An-26" u detyrua të ulej në Irkutsk për shkak të rrjedhjes së naftës nga sistemi hidraulik.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29