×
Rusia, 9 shtator 2013

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër kërkesës së Rusisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) mbi analizimin e rreziqeve që lidhen me goditjen e mundshme mbi minireaktorin sirian, njofton ditën e hënën Agjencia e lajmeve Reuters duke u referuar tek deklarata e një diplomati të lartë amerikan.

Siria do të jetë tema kryesore në takimet, të cilat do të mbajë Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian që mbikëqyr Lindjen e Mesme, i cili ka mbërritur për një vizitë në Moskë.

Në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, filluan sot stërvitjet e përbashkëta antiterroriste ndërkombëtare, në të cilat do të marrë pjesë, në veçanti, edhe Rusia.

Siria supozon se qëllimi i ndërhyrjes së planifikuar ushtarake amerikane është që të ndihmojë terroristët, të cilët veprojnë në vend, dhe sulmi raketor do të mundësojë forcimin e pozitave të militantëve, u shpreh ditën e hënë Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, Walid al-Moallem.

Organizatorët e konkursit për simbolin e Rusisë vendosën të njohin xhaminë "Zemra e Çeçenisë" dhe Kremilinin e Kollomneskut si fitues të parakohshëm të tij.

Në marrëdhënie me muzikantët e grupit "Bloodhound Gang" është hapur një çështje penale në lidhje me përdhosjen e flamurit rus.

Duma Shtetërore e Rusisë këtë javë do të miratojë një deklaratë në lidhje me situatën në Siri, deklaroi ditën e hënë Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Sergei Narishkin.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad ka ndërmend t’ia mbathë në bazën ushtarake ruse, të ndodhur në qytetin port Tartus, në rastin e një sulmi amerikan mbi Siri.

Alternativë për një zgjidhje paqësore të krizës në Siri nuk ka, aq më tepër përmes ndërhyrjes ushtarake, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë bisedimeve me homologun e tij sirian Walid Al-Muallem.

Krytari i përkohshëm i bashkisë së kryeqytetit Sergei Sobjanin pas numërimit të 100% të fletëve të votimit grumbulloi 51,37% të votave në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Moskës, Aleksei Navalni - 27,24%, njoftoi Komisioni i zgjedhjeve i qytetit të Moskës.

Në Panairin e Librit të Moskës ishte e pamundur të mos vihej re stenda e Shtëpisë Botuese shqiptare "Fan Noli". Ekspozita tërhoqi vëmendje të paktën për shkak të faktit që në Rusi është pothuajse e pamundur të gjesh libra në gjuhën shqipe. Në stendë vizitorët janë mirëpritur nga Drejtori i Shtëpisë Botuese "Fan Noli", Rexhep Hida. Në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" z. Rexhep Hida tregoi mbi botimet që ai paraqet në Moskë. Por në radhë të parë ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në Panairin e Librit të Moskës:

Kandidati i partisë "Platforma Qytetare", themeluesi i fondacionit "Qyteti pa drogë" Eugjeni Roizman fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Ekaterinburgut, duke fituar 30,11% të votave të zgjedhësve.

Kompania ruse "Rosoboroneksport" në fillim të shtatorit të vitit 2013 ka kryer 75% të planit vjetor të shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake jashtë vendit.

Sistemi politik rus po bëhet gjithnjë e më konkurrues dhe perfekt. Këtë, sipas ekspertëve, e dëshmoi Dita e vetme e zgjedhjeve. Më 8 shtator votimet u zhvilluan në 80 rajone, pra pothuajsetë në të gjithë vendin. Legjitimiteti, transparenca dhe një numër minimal i skandaleve përbëjnë tiparin kryesor të këtyre zgjedhjeve, theksojnë analistët politikë. Procesi zgjedhor në qendrat e votimit mund të ndiqej në kohë reale në Internet.

Të hënën niveli i ujit në lumin pranë Komsomolsk-na-Amur arriti në 887 centimetra, duke u rritur me 5 cm brenda 24 orëve.

Në zonën Dolinskij të qarkut të Sahalinit u rrëzua një helikopter Mi-2, në bordin e të cilit ndodheshin tre persona. 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29