×
Rusia, 5 shtator 2013

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, shkëmbyen sot shtrëngime duarsh gjatë ceremonisë përshëndetëse të krerëve të delegacioneve të Samitit të "G-20" në Strelna të Shën Petersburgut.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një takim me Kryeministrin e Italisë, Enrico Letta, në kuadër të Samitit të "G-20".

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përshëndeti Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg, duke vënë në dukje se midis dy vendeve ekziston një kontakt i rregullt, po rritet qarkullimi tregtar, si dhe po thellohet bashkëpunimi në shumë fusha.

Rusia do të ngrejë në sesionin e vjeshtës të Këshillit të Bordit Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) më 9 shtator problemin e rreziqeve bërthamore në lidhje me goditjen e mundshme të SHBA-së mbi Siri, deklaruan ditën e enjte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

"Gazprom" nënshkroi me Korporatën Kombëtare të Naftës dhe Gazit të Kinës një marrëveshje mbi kushtet e furnizimeve të gazit rus në Kinë nëpërmjet "rrugës lindore".

Korporata shtetërore ruse "Rosatom", kompania britanike "Rolls-Royce" dhe kompania energjetike finlandeze "Fortum" nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në studimin e çështjes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një centrali bërthamor në Britaninë e Madhe, thuhet në një njoftim të korporatës shtetërore "Rosatom".

Partia Komuniste e Rusisë (PKR​​) ka ndërmend të fillojë një fushatë për privimin e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, nga titulli i laureatit të Çmimit Nobel në lidhje me situatën në Siri, deklaroi në një konferencë për shtyp ditën e enjte, Nënkryetari i Dumës Shtetërore, Nënkryetari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Rusisë, Ivan Melnikov.

Mbi çështjet, që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, të drejtat e minoriteteve seksuale dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, diskutoi ditën e enjte në Shën Petersburg Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, me Ombudsmenin e Rusisë për të drejtat e njeriut, Vladimir Llukin, njoftoi një përfaqësues zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të Departamentit Qendror të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme në qarkun e Habarovskut, brenda 24 orëve niveli i ujit në lumë ka rënë 7 cm dhe në këtë moment është 801cm.

Zv. Ministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao mori pjesë në konferencën për shtyp dedikuar hapjes së Forumit të "G-20" në Shën Petersburg.

Gjatë samitit të "G-20" që pritet të fillojë sot në Shën Petersburg, presidentët e Rusisë dhe SHBA-së Vladimir Putin dhe Barack Obama "në një mënyrë apo një tjetër do të bisedojnë", por nuk është planifikuar një takim i veçantë, konfirmoi sot Zëdhënësi i Presidentit rus, Dimitri Peskov.

Sherpat (përfaqësuesit) e vendeve të "Njëzetëshes së Madhe" ("G-20") ranë dakord pothuajse për të gjitha dokumentet që do të diskutohen dhe miratohen në takimin e liderëve në Strelna (periferi e Shën Petersburgut) të enjten dhe të premten, njoftoi kreu i Departamentit të Ekspertëve të Presidentit të Federatës Ruse.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29