×
Rusia, 4 shtator 2013

Në Moskë në Sheshin e Kuq po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar ushtarako-muzikor i vitit 2013 "Kulla Spasskaja".

Rajoni i Damaskut, ku ndodhet Ambasada e Rusisë, i është nënshtruar një sulmi intensiv me predha mortajash, njoftuan punonjësit e përfaqësive diplomatike ruse në Bejrut dhe Damask.

Astrofizikanëve rusë, Vjaçesllav Muhanovo dhe Aleksei Starobinsk, u dhanë çmimin më prestigjioz në fushën e kozmologjisë - Çmimin Gruber. 

Rusia vazhdon të mbështesë Sirinë duke e furnizuar atë me armë mbrojtëse, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mikdad.

Kryqëzori raketor i Flotës së Detit të Zi "Moskva" nën komandën e Admiralit të kundërzbulimit, Valeri Kulikov, mbi vendim të udhëheqjes së Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në vend të hyrjes së planifikuar në portin Mindelo në Cape Verde do të drejtohet për në Mesdheun Lindor.

Niveli i ujit në lumin Amur pranë rajonit Komsomolsk-on-Amur po rritet në mënyrë të qëndrueshme, në orën 13:00 sipas kohës së Moskës ai arriti nivelin 841 cm, njoftoi ditën e mërkurë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme në rajonin Habarovsk.

Vendimin për dhënien e azilit të përkohshëm politik ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, në Rusi e mbështesin 37% e qytetarëve rusë, dëshmojnë rezultatet e publikuara sot të një sondazhi të zhvilluar nga Qendra kombëtare ruse e studimit të opiniot publik.

Komiteti i aplikimeve Expo 2020 shpalli konkursin e fotografisë "Unë jam pro zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg".

Më 2 shtator në Ekaterinburg, qyteti i cili pretondon për zhvillimin e Ekspozitës Botërore Expo 2020, u hap Festivali i 12-të Kombëtar i Rusisë nën emrin "Teatri i vërtetë".

Blerja e biletave do të jetë e mundur në faqen zyrtare të Internetit për shitjen e biletave të Lojrave Olimpike Dimërore dhe Lojrave Paralimpike Dimërore të vitit 2014: tickets.sochi2014.com.

Avioni po ndiqte itinerarin Vlladivostok-Petropavllovsk-Kamçatskij.

Ndërmarrja ruse "Uralvagonzavod" do të prezantojë para publikut autoblindën e prodhuar së fundmi të quajtur "Terminator-2" që do t’u vijë në mbështetje tankeve.

Korporata Raketo-Kozmike "Energia" që mban emrin e Koroljov duhet të kalojë tërësisht në pronësi të shtetit, deklaroi Zv. Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Rusia ka pezulluar për momentin dërgimin e komplekseve raketore "S-300" në Siri, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për kanalin televiziv rus Pervij Kanal ("Первый Канал") dhe agjencinë e lajmeve Associated Press, të cilën ai e dha në prag të samitit të "G-20".

Korporata shtetërore "Rosteh" së bashku me kompaninë austriake "Diamond Aircraft" do të nisin prodhimin në Rusi të avionëve të pasagjerëve me motor të lehtë me një kapacitet nga 9 deri në 19 pasagjerë.

Moska propozon diskutimin e situatës së tensionuar rreth Sirisë në samitin e "Njëzetëshes së Madhe". Këtë e dekalroi Presidenti rus Putin në një intervistë për "Pervij Kanal" (Kanali i Parë) të radiotelevizionit rus dhe agjencinë amerikane të lajmeve AP (Associated Press).

Të mërkurën niveli i ujit në lumin pranë Komsomolsk-na-Amur arriti deri në 833 cm, duke u rritur me 13 cm brenda 24 orëve, njoftoi Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme.

Në një takim me gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe të kanalit televiziv rus "Pervij Kanal" ("Первый Канал") të mërkurën më 4 shtaor, Presidenti rus tha se përkundër mosmarrveshjeve që lindin, marrëdhëniet e shërbimeve të zbulimit të Rusisë dhe SHBA-së po zhvillohen me sukses.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ai nuk e përjashton vendimin pro nga ana e Moskës për operacionin ushtarak në Siri, nëse faji i Damaskut për përdorimin e armëve kimike do të provohet, por vetëm me miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29