×
Rusia, 29 gusht 2013

Më shumë se 24.000 njerëz vizituan sot Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit "MAKS-2013" në ditën e tretë të zhvillimit të tij në qytetin Zhukovskij në periferitë e Moskës.

Komplekset raketore "S-300", të destinuara për t'u dërguar në Iran, aktualisht janë demontuar plotësisht dhe dërguar për utilizim, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i koncernit të mbrojtjes kundërajrore "Allmaz-Antej" Vlladisllav Menshikov.

"Rosoboronexport" nënshkroi të enjten në Sallonin "MAKS-2013" pesë marrëveshje të reja me partnerët italianë lidhur me disa projekte në fushën e aviacionit special, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë.

Në ditët e ardhshme në bashkimin operativ të Flotës Ushtarake Detare ruse në Detin Mesdhe do të hyjë një anije e madhe antinëndetëse e Flotës së Veriut, ndërsa pak më vonë kryqëzori raketor "Moskva" i Flotës së Detit të Zi.

"Rosoboronexport" shpreson në zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Kinën në industrinë e aviacionit - një nga komponentët më të rëndësishëm të projekteve të përbashkëta, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i sipërmarrjes Anatoli Isajkin gjatë pritjes së ekipit kinez të pilotëve në "MAKS-2013".

Ditën e enjte Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Habarovsk, ku do të mbajë një takim kushtuar situatës me përmbytjet drastike në Lindjen e Largët të Rusisë.

 

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

Në aeroportin "Domodedovo" të Moskës bëri një ulje emergjente airbus "A321", i cili po fluturonte nga Antalia.

Qendra Bibliotekare e qytetit të Moskës ka shpallur mbi zhvillimin e 3 ankandeve të hapura për blerjen e librave.

Planet për ndërmarrjen e një sulmi ushtarak mbi Sirinë, të cilat u artikuluan nga disa udhëheqës perëndimorë, janë një sfidë e hapur për dispozitat kyçe të Kartës së OKB-së, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov, në një takim në Hagë të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31