×
Rusia, 28 gusht 2013

Më 5-6 shtator Shën Petersburgu do të presë Samitin e "G-20". Temat kryesore për diskutim do të jenë ngadalësimi i rritjes ekonomike në një sërë vendesh të zhvilluara dhe në zhvillim si dhe burimet e reja të rritjes afatgjatë. Po a do të ketë vallë ndofarë çështjesh politike, të cilat mund të shpërqendrojnë vemendjen e liderëve botërorë nga axhenda ekonomike e samitit?

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, që punon në Universitetin e qytetit suedez Lund, njoftoi në lidhje me gjetjen e provës së ekzistencës së elementit super të rëndë të Tabelës së Mendelejevit me numrin atomik 115.

Përfaqësuesi rus nuk ka organizuar asnjë demarsh gjatë takimit të "pesëshes" të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta britanike në lidhje me përdorimin e mundshëm të forcës kundër Damaskut, njoftuan në Përfaqësinë e Përhershme të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ditën e mërkurë në bregun e lumit Iset në qytetin rus të Ekaterinburgut (kryeqyteti i Uraleve), i cili është një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e Ekspozitës Universale Botërore - Expo 2020, u vu re një krokodil i vërtetë, i cili së fundmi deklaroi për veten në Twitter, ku menjëherë filloi të komunikojë në mënyrë aktive me përdoruesit.

Rusia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e misioneve të veta diplomatike në territorin sirian, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Diplomatët rusë dhe kinezë u larguan nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta e Britanisë së Madhe, e cila propozon përdorimin e forcës ushtarake kundër Sirisë, njoftojnë mediat sot.

Rusia ka krijuar tashmë një raketë supersonike të aftë që të fluturojë me shpejtësi më shumë se 4.5 Mach (rreth 5.200 km/h), deklaroi në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij në periferitë e Moskës Drejtori i Përgjithshëm i korporatës "Armatimi taktik raketor", Boris Obnosov.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe Instituti kërkimoro-shkencor radioteknik i Kallugës, i cili është pjesë e koncernit "Rosteh", nënshkruan kontratën për krijimin e një kompleksi unikal të luftës radioelektronike për aeroplanët e aviacionit taktik.

Kaloi dita e parë e Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013", që u hap në Zhukovskij në periferitë e Moskës. Tashmë që në startimin e ekspozitës u përfunduan disa kontrata për furnizimin dhe mirëmbajtjen e avionëve rusë. Përshtypjet e veta në lidhje me punën në "MAKS-2013" i ndanë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" pjesëmarrësit dhe ekspertët e tij.

Korporata ruse e ndërtimit të avionëve "MiG" nënshkroi në "MAKS-2013" dy marrëveshje shtesë me një kompani indiane me vlerë prej 55 milionë $ në kuadër të kontratës së përgjithshme me Forcat Ushtarake Ajrore të Republikës së Indisë.

"Në samitin e ardhshëm të "G-20" në Shën Petersburg pritet të merren vendime të rëndësishme në fushën e promovimit të investimeve, forcimit të tregtisë së shumanshme, rritjes së stabilitetit të tregjeve energjetike dhe luftës kundër korrupsionit", - thuhet në deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin me rastin e samitit të ardhshëm të "Njëzetëshes së Madhe", të postuar në faqen e Internetit të Kremlinit.

Korporata ruse "Armatimet taktike raketore" po prezanton në Sallonin e teknikës së Aviacionit "MAKS-2013" në Zhukovskij 15 versione të armëve më të reja të preçizionit të lartë për eksport.

Ndërmarrja "Enics" në qytetin e Kazanit do të furnizojë Ministrinë ruse të Mbrojtjes me 34 aparate fluturuese zbulimi pa pilot me rreze të shkurtër veprimi në përbërje të 17 komplekseve "Eleron-3SV".

Kopja e ndërtesës më të vjetër prej druri në Holandë - shtëpia e banimit për punëtorët, në të cilën në vitin 1697 jetoi inkonjito Cari rus Pjetri I gjatë kohës kur mësonte profesionin e tij në kantjeret e ndërtimit të anijeve - do të ndërtohet në muzeun-rezervat të Moskës "Kollomenskoje" nga një ekip inxhinierësh holandezë.

Praktikimi i metodave të parandalimit të rrëmbimit të avionëve nga terroristët simulues është një prej qëllimeve kryesore të stërvitjeve të përvitshme antiterroriste "Shqiponja vigjilente" ("Vigilant Eagle"), në fazën aktive të të cilave u përfshinë Forcat Ushtarake Ajrore ruse dhe amerikane.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31