×
Rusia, 26 gusht 2013

Një operacion me të vërtetë unikal i bënë një fëmije në zemër kirurgët siberianë. Specialistët e Institutit Kërkimoro-Shkencor të patologjive të qarkullimit të gjakut në Novosibirsk për herë të parë eliminuan anomalinë kongjenitale kardiake në zemrën e pacientit, që vazhdonte të rrihte, me anë të metodës së zhvilluar prej tyre. Pacienti i ri u kthye në shtëpi po në ditën e operacionit kirurgjikal dhe tashmë është krejtësisht i shëndetshëm.

Rajoni i Habarovsk-ut po vazhdon të luftojnë me përmbytjet. Në ditët e fundit niveli i ujit në lumin Amur u rrit pak, duke arritur shifrën 731 cm. Megjithatë, Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme lajmëron se kjo është vetëm një "pauzë e përkohshme për frymëmarrje". Tashmë nga mesi i javës së ardhshme uji në lumë mund të rritet edhe një metër e gjysmë. Ndërsa kulminacioni i përmbytjeve pritet në fillim të shtatorit.

Zëvendëskryetari i Komitetit për Shkencën Mihaill Degtiarjov deklaroi se Duma Shtetërore e Rusisë po shqyrton iniciativën për ndalimin e dhurimit të gjakut nga homoseksualët.

Në Sallonin rus të teknikës së aviacionit dhe kozmonautikës "MAKS-2013", i cili do të zhvillohet nga 27 gushti-1 shtator, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse do të përfaqësohet nga katër grupe të pilotazhit të lartë.

Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me askënd, madje edhe në rast të një ndërhyrjeje ushtarake në konfliktin sirian, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë urgjente për shtyp në Moskë.

Në Rusi filloi zhvillimi i gjuajtësit të brezit të 6-të. Kjo u deklarua nga ish-Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, gjenerali Pjotër Dejnekin. Sipas fjalëve të tij, avion i ri do të jetë pa pilot (drone).

Presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi mesazhe urimi Presidentëve të Osetisë së Jugut dhe Abhazisë (Abkhazisë), respektivisht Leonid Tibillov dhe Aleksandër Ankvab, me rastin e përvjetorit të pestë të njohjes së sovranitetit të këtyre republikave nga ana e Federatës Ruse.

Ministria e Industrisë e Federatës Ruse ka porositur zhvillimin e një teknologjie për prodhimin e blindave fibrore për lloje të ndryshme të automjeteve.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan, Edward Snowden, hoqi dorë nga fluturimi në Havana për shkak se autoritetet kubane, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, kërcënuan se do të refuzonin uljen e avionit në qoftë se në bordin e tij do të ndodhej Snowden, shkruan gazeta ruse "Kommersant", duke cituar një burim në rrethin e njerëzve të afërt të Snowden.

Rusia i bëri thirrje SHBA-së që të përmbahet nga ushtrimi i presionit ushtarak mbi Damaskun. Në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kujtoi mbi pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme të një intervencioni të mundshëm të ri ushtarak për tërë rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, shembuj ilustrativë për të cilat mund të shërbejnë Iraku dhe Libia.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në lumin Amur në rajonin e Habarovsk ka arritur deri në 7.31 m, çka tregon se brenda 24 orëve niveli i lumit është rritur me 7 cm.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31