×
Rusia, 22 gusht 2013

Përkundër orientimit të përgjithshëm të "MAKS" nga teknika e aviacionit, tematika e mbrojtjes kundërajrore në këtë Sallon tradicionalisht është e paraqitur gjerësisht. Prodhuesi kryesor rus i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore - Koncerni "Allmaz-Antej" - do të paraqesë gjatë zhvillimit të "MAKS" një sërë produktesh të reja, të cilat në një afat të shkurtër duhet të hyjnë në shërbim të ushtrisë.

Kozmonautët rusë Aleksandër Misurkin dhe Fjodor Jurçihin nuk mundën të instalojnë dot pajisjen në modulin Zvezda për shkak të orientimit të saj të gabuar.

SH.A "Helikopterët e Rusisë" nënshkroi kontrata për furnizimin me helikopterë civilë të prodhuar prej saj me Kinën dhe Brazilin.

Kozmonautët rusë Aleksandër Misurkin dhe Fjodor Jurçihin dolën në kozmos të hapur, njoftoi të enjten Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se avionët rusë po kryenin fluturime të planifikuara mbi ujërat neutrale dhe nuk kanë shkelur kufijtë ajrorë të Japonisë.

Më 22 gusht në Rusi kremtohet Dita e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse, festë kjo e themeluar me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse të 20 gushtit të vitit 1994 "Për Ditën e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse".

Koncerni "Allmaz-Antej", prodhuesi më i madh rus i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, ka ndërmend t’i prezantojë publikut të gjerë për herë të parë në Sallonin "MAKS-2013" sistemin raketor të mbrojtjes kundërajrore "S-350E".

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC) dhe Ministria amerikane e Drejtësisë nisën një hetim lidhur me dyshimin se Microsoft mund t’u ketë dhënë ryshfete zyrtarëve në Rusi dhe Pakistan, njoftuan mediat e huaja.

Siç theksojnë ushtarakët japonezë, dy avionë "Tu-95" hynë në hapësirën ajrore të Japonisë në zonën e ishullit të Okinosima-s të prefekturës japoneze Fukuoka.

Demonstrimi i fluturimit në grup të disa gjuajtësve rusë të brezit të pestë "T-50" pritet në Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit dhe asaj kozmike "MAKS-2013" në qytetin periferik të Moskës -Zhukovskij.

Kompania "Helikopterët e Rusisë" planifikon që deri në vitin 2020 të prodhojë 870 helikopterë me vlerë gati 9 miliardë euro, më shumë se 200 prej tyre - për eksport.

Rusia do të vazhdojë të diskutojë me Komisionin Evropian problemet e "Paketës së Tretë të Energjisë" në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), pasi ajo, sipas mendimit të Rusisë, po çon drejt shkeljes nga ana e BE-së të obligimeve të veta ndaj Organizatës, deklaroi Drejtori i Departamentit të negociatave tregtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Maksim Medvedkov.

Në Ekaterinburg, i cili pretendon të zhvillojë Ekspozitën Botërore "Expo 2020", në prag të Ditës së Qytetit u bë prezantimi i ekzemplarëve të parë të edicionit luksoz të albumit të botuar "Pavijoni prej gize i Kaslinskit: krijimi dhe ripërtëritja".

Në qarkun Jugor të Habarovsk filloi evakuimi i banorëve të 11 ndërtesave, të cilat u ndodhën në zonën e përmbytjeve, njofton ditën e enjte shërbimi për shtyp i Bashkisë së qytetit.

Në rajonin e Samara nga territori i një prej ndërmarrjeve të qytetit Çapajevsk për arsye të panjohura deri tani dolën 3 vagona me pluhur tritoli.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31