|
|
Presioni i autoriteteve të Britanisë së Madhe mbi gazetën "The Guardian" për shkak të materialeve të dhëna asaj nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, është një manifestim i "standardeve të dyfishta" në fushën e të drejtave të njeriut, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 22 gusht do të shkojë me një vizitë pune në Qarkun e Rostov-it, ku do të vizitojë uzinën e helikopterëve "Rostvertol" - ndërmarrjen e holdingut "Helikopterët e Rusisë" (russ. "Вертолёты России").
Dëmi ekonomik nga përmbytjet në Lindjen e Largët e Rusisë do të jetë rreth 18 miliardë rubla (600 milionë $), ose 0.03 për qind e PBB-së. Një vlerësim i tillë është bërë nga ekspertët e Institutit të parashikimit ekonomik. Por ekspertët theksojnë se fjalë bëhet tani për tani vetëm për llogaritjet paraprake. Kur të largohet uji atëhere dhe do të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e katastrofës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.
Federata Ndërkombëtare e Skive prezantoi projektin final të pistës së re për slopestyle.
Nuk planifikohet asnjë evakuimi masiv i banorëve të qytetit të Habarovsk për shkak të përmbytjeve, njoftoi Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, Irina Rossius.
Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon se Presidenti i ri i vendit, Hassan Rouhani, do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Bishkek dhe në kuadër të tij do të zhvillojë një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Bashkimi Doganor, në rast të nënshkrimit prej Kievit të Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, do të detyrohet të rreptësojë regjimin doganor me Ukrainën, njoftoi Këshilltari i Presidentit të Rusisë, Sergei Gllazjev.
Situata në Egjipt dhe Siri u diskutua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Drejtorin e Shërbimit të Përgjithshëm të Zbulimit të Arabisë Saudite.
Kostoja e 12 avionëve gjuajtës "Su-30MK" është rreth 450.000.000 $.
Aktivistët e organizatës së mbrojtjes së mjedisit Greenpeace konfirmojnë se Rusia nuk e lejoi anijen e tyre "Arctic Sunrise" të lundronte drejt Arktikut.
Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë zyrtare nga India për pjesëmarrje në hetimin e shkaqeve të aksidentit të ndodhur me nëndetësen "Sindurakshak", e cila u fundos në portin e Mumbait, apo në operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.
Sipas vlerësimeve të organizatorëve, aktivitetet kushtuar kremtimit të datës jubilare u ndoqën nga më shumë se 800.000 banorë dhe mysafirë të kryeqytetit të Uraleve.
Më 20 gusht të vitit 2013 kompanisë ajrore indoneziane Sky Aviation iu dorëzua avioni i dytë "Sukhoi Superjet-100" (russ. "Сухой Суперджет-100") me numër serie 95027.
India i vlerëson marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe nuk refuzon aspak ndihmën ruse në hetimin e tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Sindurakshak", deklaroi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti ushtarak indian Uday Bhaskar:
Policia evakuoi rreth 300 persona për shkak të një zjarri që ra në një rezervuar nafte në afërsi të qytetit të Angarskut në qarkun e Irkutskut.
Evakuimi masiv i banorëve të qytetit të Habarovskut do të fillojë kur niveli i lumit Amur të arrijë në 780 cm, u tha gazetarëve Kryebashkiaku i qytetit Aleksandër Sokollov.
Me trajnimin e specialistëve për zbulimin dhe eliminimin e minave anti-njeri (kundër forcave të këmbësorisë) do të merret Qendra Ndërkombëtare e Deminimit Humanitar, e cila tashmë ka filluar veprimtarinë e saj në rrethinat e kryeqytetit të Nikaraguas, Managua.