×
Rusia, 20 gusht 2013

Kulminacioni i përmbytjeve në rajonin e Amur pothuajse ka kaluar dhe niveli i ujit nisi të bjerë gradualisht. Megjithatë në Habarovsk, në Rajonin Autonom Hebre, gjendja mbetet ende shumë e vështirë. Pritet që në ditët e ardhshme niveli i lumit Amur në Habarovsk të arrijë deri në 7 metra e 80 centimetra. Tashmë disa zona të qytetit janë përmbytur, ndërsa banorët e tyre janë evakuuar.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev më 27 gusht do të vizitojë Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit "MAKS-2013" në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij.

Ministri i Turizmit i Egjiptit Hisham Zazou i bëri thirrje Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme të tërheqë rekomandimet për turistët rusë për t'u përmbajtur nga udhëtimet në Egjipt, në veçanti, në resortet turistike të Detit të Kuq.

Autoritetet serbe me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë sekuestruan 7 ndërmarrje që i përkisnin të ndjerit Boris Berezovski.

Artisti Mihaill Shemiakin, i cili ka vënë në skenë disa nga baletet e Teatrit Mariinskij në Shën Petersburg, vendosi të hedhë në gjyq Udhëheqësin artistik të teatrit, Valeri Gergiev, për mospagim të honorareve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka përfshirë në armatimet e veta rreth 20 lloje modelesh të pajisjeve ushtarake inflatable (të fryra, të mbushura me ajër).

Rusia ka ndërmend të zgjerojë zonën e saj ekonomike në Detin Ohotsk (Okhotsk). Dhe është planifikuar të bëhet kjo për llogari të shelfit të saj kontinental. Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë marrë tashmë aplikimin përkatës dhe ia kanë hyrë punës për shqyrtimin e tij.

Autoritetet e Qarkut Autonom Hebre në Lindjen e Largët të Rusisë u bënë thirrje banorëve të rajoneve, të cilët përfshihen në zonën e përmbytjes rekord, të evakuohen urgjentisht prej andej.

Rusia paraqiti në OKB kërkesën për zgjerimin e zonës së saj ekskluzive ekonomike me shtrirje 200 milje për llogari të territorit të shelfit kontinental të Detit Ohotsk (Okhotsk).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31