×
Rusia, 19 gusht 2013

Në Moskë përfundoi Kampionati XIV Botëror i Atletikës së Lehtë. Ceremonia solemne e mbylljes së tij u mbajt të dielën, më 18 gusht, në stadiumin "Lluzhniki" (russ. “Лужники”) të Moskës. Përfaqësuesja kombëtare ruse fitoi vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit arritën të fitojnë 17 medalje, shtatë prej të cilave janë medalje ari. Kurse sportistët e SHBA-së dhe Xhamajkës i siguruan ekipeve të tyre kombëtare nga 6 medalje ari.

Në një nga minierat në qarkun e Kemerovo ndodhi përhapja e një mjegulle të dendur tymi.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, planifikon të vizitojë Moskën në mes të shtatorit për të diskutuar drejtimet kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe çështjet ndërkombëtare, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Që nga 19 deri më 22 gusht pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore ruse dhe franceze do të zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta taktike të fluturimit në rajonet Nizhnij Novgorod dhe Tver, njofton ditën e hënë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Në Moskë ditën e hënë do të zhvillohen bisedimet midis Rusisë dhe Japonisë në nivel të zëvendësministrave të jashtëm.

Misioni i përbashkët i Estonisë dhe Finlandës nga 19 deri më 23 gusht do të realizojë një fluturim inspektimi mbi territorin e Rusisë në kuadër të përmbushjes së Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur për të mbikëqyrur objektet ushtarake.

Proteksionizmi në tregti do të jetë një prej temave kryesore të Samitit të liderëve të “G-20”, i cili do të mbahet më 5-6 shtator në Shën Petersburg. Kjo u deklarua nga Shefja e Departamentit të Ekspertëve pranë Presidentit të Rusisë, Ksenia Judajeva. Ekspertët e miratojnë një axhendë të tillë të Samitit, edhe pse e vënë në dyshim efektivitetin e çdo vendimi të tij.

Rusia, politika, tregtia, vendim, "G-20", samit, proteksionizmi

Niveli i lumit Amur në rajonin e qytetit rus Habarovsk të hënën në mëngjes ishte 6.57 m, duke thyer me këtë tregues maksimumin historik me 15 cm. Vetëm për 1 ditë niveli i ujit u ngrit deri në 17 cm.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31