×
Rusia, 16 gusht 2013

Të enjten në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvillua rivaliteti sportiv për 6 komplete medaljesh. Të parët i filluan garat finale atletët e kërcimit së larti. Kampioni olimpik Ivan Uhov (Ukhov) dhe Aleksandër Shustov treguan performancën e tyre më të mirë të sezonit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme megjithatë për medalje.

Më shumë se 100 modele anijesh të flotës civile dhe ushtarake janë paraqitur në liqenin e parkut të kulturës në qytetin rus të Kaliningradit, ku ditën e premte filloi Kampionati Botëror i modelimit të anijeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmin terrorist të ndodhur ditën e enjte në periferi të Bejrutit, si rezultat i të cilit humbën jetën më shumë se 20 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Qendra e dytë nanoteknologjike në Rusi u hap në Uljanovsk, njofton Agjencia "RIA Lajmet".

Në të ardhmen e afërt Rusia do të dërgojë me avionë në Siri një parti tjetër me ndihma humanitare, njoftoi sot për gazetarët Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Atletja ruse e kërcimit me shkop, Elena Isinbajeva, të cilën e akuzuan për diskriminim të sportistëve homoseksualë, shpjegoi se atë e kanë keqkuptuar.

Themeluesi i site "WikiLeaks" Julian Assange përgënjeshtroi zërat në qarkullim se ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden është marrë në pyetje nga shërbimet ruse të sigurisë gjatë qëndrimit të tij në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës, njofton gazeta australiane "Age".

Anija e famshme ruse me vela "Krusenstern" u nis nga porti i regjistrimit të përhershëm, porti i Kaliningradit, në udhëtimin e tretë për këtë vit.

Autoritetet ruse i kanë dërguar një ftesë zyrtare për të ardhur në Moskë Shefit të Interpolit, Ronald Noble, me qëllim diskutimin e çështjes së shpalljes në kërkim ndërkombëtar të kreut të kompanisë Hermitage Capital William Browder, informoi Agjencinë e lajmeve Interfax një burim në organet ruse të ruajtjes së rendit.

Rusia dhe Kina bashkëpunojnë me sukses në sferat ushtarake dhe tekniko-ushtarake, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim në Soçi me anëtarin e Këshillit të Shtetit të Kinës, Yang Jiechi.

Moska e mirëpriti marrëveshjen mes Damaskut dhe Kombeve të Bashkuara për dërgimin e një grupi inspektorësh për hetimin e rasteve të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në Siri, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Fëmijët nga prefektura japoneze e Fukushimës, ku dy vjet më parë si pasojë e një tërmeti të pasuar nga cunami ndodhi një avari e madhe në centralin bërthamor, mbërritën për pushime në ishullin e Lindjes së Largët të Rusisë - Sahalin.

Pala ruse aktualisht nuk vëren asnjë shkak teknik, si pasojë e të cilit mund të ndodhte shpërthimi në nëndetësen indiane të prodhimit rus, deklaroi Zv/Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Rusia ka reduktuar për gjysmën e parë të këtij viti vëllimin e investimeve në letrat me vlerë të qeverisë amerikane me 26.4 miliardë dollarë, njoftoi të enjten Ministria amerikane e Financave.

Shtetet e Bashkuara po e ngatërrojnë situatën, duke fajësuar Presidentin sirian Bashar Al-Assad për mungesën e dëshirës për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Gjeneva-2" pa parakushte, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31