×
Rusia, 15 gusht 2013

Në qarkun e Orenburg-ut (rajoni i Uraleve) filloi ndërtimi i një stacioni të ri radiolokacioni (radar) të tipit "Voronezh". Edhe një tjetër radar po i tillë i brezit të ri, pjesë e sistemit të paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore, po vihet në regjim operacional në rajonin e Irkutsk (Siberi Perëndimore). Ushtarakët premtojnë se deri në vitin 2018 rrjeti i radarëve më të fundit do të marrë mbi vete kontrollin e hapësirës ajrore mbi territorin e Rusisë.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov njoftoi sot, pas një takimi në Moskë me anëtarin e Këshillit Shtetëror të Kinës Yang Jiechi, se Moska dhe Pekini janë duke përgatitur takimin e ardhshëm të kryeministrave të të dy vendeve.

Sistemi më i madh i pagesave në botë PayPal nga data 17 shtator do të lejojë pagesën e blerjeve në dyqanet online me rubla.

Shefi i Departamentit të Agjencisë Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") në "Bajkonur" Anatoli Bjellokonj përgënjeshtroi informacionin mbi gjoja lëshimin e planifikuar më 15 shtator të raketëmbajtëses "Proton" nga kozmodromi në fjalë.

Moska u pozicionua në vendin e pestë me vlerësimin 8.33 pikë në renditjen e qyteteve të mëdha të botës me hotele, pronarët e të cilëve i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe higjienës dhe rregullave sanitare, vihet në dukje në materialet e shërbimit online falas të rezervimit të hoteleve në mbarë botën, Hotel.info.

Egjipti, në këtë kohë tejet të vështirë për vendin, shpreson në ndihmën nga ana e Rusisë, deklaroi sot Kreu i shërbimit për shtyp i Ambasadës së Republikës Arabe të Egjiptit në Moskë, İzzeddin Shaheen.

Pilotët rusë dhe kinezë gjatë stërvitjeve të përbashkëta anti-terroriste "Misioni paqësor 2013", që përfunduan sot, arritën një mirëkuptim të plotë të ndërsjelltë, deklaroi për gazetarët një nga drejtuesit e manovrave, Gjenerali Viktor Sevastjanov.

Në Moskë tashmë që prej disa ditësh me radhë po ngordhin në masë pëllumbat.

Babai i ish-oficerit të shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, Lon Snowden, informoi avokatët e tij se për herë të parë për gjithë këtë kohe arriti të kontaktojë drejtpërsëdrejti me djalin e tij.

Reforma e kuotave dhe menaxhimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg. Sistemi i ri i ndarjes së kuotave dhe votave në FMN është miratuar që në vitin 2010, por nuk ka hyrë deri tani në fuqi meqenëse nuk është ratifikuar nga një sërë vendesh, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31