×
Rusia, 14 gusht 2013

Salloni ndërkombëtar i teknikës së aviacionit "MAKS-2013", i cili do të hapet më 27 gusht në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij, premton ekspozimin e një numri të madh produktesh të reja. Mundësitë e avionëve, helikopterëve, UAVs dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore janë në rritje për llogari të përsosjes së aparaturave e pajisjeve dhe përmirësimit të sistemeve të shkëmbimit të informacionit.

Rusia përshëndet marrëveshjen e Phenianit dhe Seulit mbi rifillimin e punës në kompleksin industrial në Kaesong, deklaroi Ambasadori për detyra të posaçme i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Grigori Llogvinov.

Përmbytja në Lindjen e Largët të Rusisë mund të shndërrohet në më të fuqishmen e 120 viteve të fundit në këtë zonë, në qoftë se situata nuk do të ndryshojë së shpejti.

Mësuesit rusë do të mund t’i dërgojnë propozimet e tyre në mënyrë operative Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes rrjetit të ri të brendshëm social për mësuesit.

Ministri japonez për Çështjet e Territoreve Veriore, Ichita Yamamoto, do të vizitojë ishujt rusë të Kurileve të Jugut - Kunashir dhe Iturup - në kuadër të programit të shkëmbimit pa viza.

Situata e krijuar me Edward Snowden nuk ka ndikuar në rrjedhën e negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së për çështjen e Mbrojtjes antiraket (MAR), deklaroi për gazetarët ditën e mërkurë Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Antonov.

Prodhuesit rusë të armatimeve do të financojnë debutimin e parë jashtë shtetit të grupit të pilotazhit të Forcave Ushtarake Ajrore të Kinës në Sallonin ndërkombëtar të teknikës ajrore dhe kozmike "MAKS-2013".

Njësitë e Primorjes dhe Kamçatkës të Flotës së Oqeanit Paqësor (FOP) gjatë stërvitjeve të radhës rutinë filluan përpunimin e veprimeve praktike në ujërat territoriale të Detit të Japonisë, Detit Ohotsk dhe në Gjirin Avaçinsk, njoftoi ditën e mërkurë zëdhënësi i FOP-it.

Realizimi i furnizimeve të naftës, likuidimi i pasoja të fatkeqësive natyrore, bashkëpunimi në fushën e aviacionit të kërkimit dhe shpëtimit, programet humanitare dhe madje ndërtimi i urës. Të gjitha këto u diskutuan në bisedimet e Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev, të cilat u mbajtën në Baku.

Vullkani Shiveluç, që është aktivizuar tani në Kamçatkë, volli shtyllën e radhës të hirit në një lartësi prej 6 kilometrash mbi nivelin e detit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31