×
Rusia, 9 gusht 2013

Babai i ish-oficerit të CIA-s, Edward Snowden, planifikon të niset javën e ardhshme në Rusi për të takuar të birin.

Për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në fazën e tanishme, mbi tentativat për të gjetur pika takimi të reja në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregoi i Dërguari i posaçëm i qeverisë gjeorgjiane për rivendosjen e marrëdhënieve të Gjeorgjisë me Rusinë, Zurab Abashidze.

Për takimin e Presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së Moska përgatiti dokumentet mbi zhvillimin e tregtisë, minimizimin e kërcënimeve bërthamore dhe të lëndëve narkotike, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në bisedimet në kuadër të formatit "dy plus dy" me palën amerikane.

Mosmarrëveshjet ekzistuese midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin midis dy vendeve, deklaroi sot në Uashington, duke hapur bisedimet ruso-amerikane të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Në Romë u zhvilluan xhirimet e një filmi mbi jetën e Gjon Palin II.

Refuzimi i kontakteve personale me homologun e tij rus, Vladimir Putin nga ana e Presidentit amerikan Barack Obama, që ishin planifikuar për në shtator të këtij viti, ka shkaktuar një interes mjaft të gjallë në komunitetin e ekspertëve. Analistët ngrenë presupozime në lidhje me faktin se çfarë pasojash mund të sjellë ftohja në marrëdhëniet mes kryetarëve të dy shteteve.

Rusia po përmbush me sukses detyrimet e saj ndërkombëtare për likuidimin e armëve kimike, duke asgjësuar më shumë se 30.000 ton substanca helmuese luftarake ose 76 % të rezervave të tyre, njoftoi Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov.

Rusia reagoi qetësisht ndaj anulimit të vizitës së shtatorit në Moskë të Presidentit amerikan Barack Obama.

Anëtarët e grupit muzikor amerikan "Bloodhound Gang", të cilët përdhosën flamurin rus në skenë, nuk do të mund të hyjnë në Rusi për 5 vitet e ardhshme, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Ish-oficeri i CIA-s Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik, mund të lëvizë brenda territorit të Federatës Ruse dhe të punojë, por jo në sektorin shtetëror, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Kampionati Botëror i Atletikës është një plus i madh për imazhin e Moskës dhe zhvillimin e saj si një qendër sportive dhe turistike ndërkombëtare, deklaroi Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobjanin.

Më shumë se 30 luftanije, 20 aeroplanë e helikopterë dhe deri në 3 mijë ushtarakë do të marrin pjesë në stërvitjet e njësive ushtarake të qarqeve të Primories dhe Kamçatkës që pritet të fillojnë sot, njoftoi zëdhënësi i Flotës së Paqësorit.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të kompanisë ajrore UTair, në korpusin e avionit "Boeing 737-500" është vendosur logo zyrtare "Ekaterinburg World Expo 2020".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31