×
Rusia, 7 gusht 2013

Situata lidhur me anulimin e vizitës së Presidentit amerikan Barack Obama në Moskë tregon se Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të ndërtojnë marrëdhënie mbi baza të barabarta, deklaron Kremlini.

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".

Përpjekjet për të politizuar lëvizjen olimpike dhe garat sportive nuk përkojnë me frymën e Olimpiadës dhe janë kundërproduktive, deklaroi Drejtori i Departamentit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme për Çështjet e të Drejtave të Njeriut, Demokracisë dhe Sundimit të Ligjit, Konstantin Dollgov.

Me emrin e nderit "Normandia-Nieman" mund të emërtohet sërish një njësi ushtarake e Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Keqbërësit u përpoqën të kontrabandonin në Rusi 120 kg kokainë të fshehur në mes të kutive të bananeve, njoftoi Shërbimi Federal Doganor i Rusisë.

Oficerët dhe ushtarët vjetnamezë do të trajnohen në Rusi.

Blogerët do të fillojnë të mbledhin të holla për Edward Snowden, njoftoi anëtari i Këshillit të Federatës Rusllan Gattarov.

Marrëdhëniet me Vjetnamin janë për Rusinë një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim në Moskë me homologun e tij vjetnamez, Phùng Quang Thanh.

 

Sot, më 7 gusht, u mbushën plot 40 vjet që nga momenti kur tanku "T-72" hyri në përbërjen e armatimeve të Ushtrisë Sovjetike.

Në rajonin e Irkutsk u gjet helikopteri i lehtë "Robinson R44" që pësoi katastrofë ajrore.

Të afërmit e ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik në Rusi, po aplikojnë për vizë në Rusi, në mëyrë që të takohen me të së shpejti.

Avioni "An-24" bëri një ulje emergjente në Moskën e re në afërsi të qendrës së banuar Ostafjevo, të dhëna mbi viktimat nuk ka ende, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Moskën.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31