×
Rusia, 5 gusht 2013

Në Republikën e Tartarstanit pranë lumit Vollga u hap një observator unikal. Teleskopi i tij, i projektuar nga astrofizikanët rusë, përbëhet nga nëntë teleskopë të vegjël dhe mund të monitorojnë vazhdimisht të gjitha pjesët e qiellit. Pajisja e re do të jetë në gjendje për të pikasur madje edhe mbeturinat më të vogla kozmike. Kjo është pjesë e "mburojës" mbrojtëse nga meteoritët, thonë ekspertët.

Pengesën e parë në rrugën e avancimit të garës së armatimeve e vuri Traktati mbi Ndalimin e Pjesshëm të Provave të Armëve Bërthamore. Sot, më 5 gusht, u mbushëm plot 50 vjet që nga dita e nënshkrimit të tij. Pas negociatash shumëvjeçare Dokumenti u nënshkrua në Moskë nga përfaqësuesit e SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe.

Hakerët nga grupi "Anonymous" organizuan një sulm DDOS ndaj faqes së Internetit të rock grupit amerikan "Bloodhound Gang", bas-kitaristi i të cilit akuzohet për përdhosjen e flamujve të Rusisë dhe Ukrainës, njoftojnë hakerët në mikroblogun e tyre në Twitter.

Sekretari i Shtypit i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, përgënjeshtroi sot njoftimet e mediave italiane rreth vizitës së Vladimir Putinit në Itali për një darkë me Silvio Berluskonin.

Në Rusi hapën një çështje penale kundër bas-kitaristit të rock grupit "Bloodhound Gang" për përdhosjen e flamurit të Rusisë.

Rusia planifikon të krijojë më shumë se 80 pika për ndalimin e përkohshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të takohet ditën e mërkurë më 7 gusht me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Ganës, Hanna Tetteh.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31