×
Rusia, 2 gusht 2013

Në Rusi po realizohet programi i ndërtimit të radarëve, të cilët do të sigurojnë paralajmërimin e besueshëm të startimit të raketave balistike nga territoret e vendeve të huaja, deklaroi Zëvendësministri i Mbrojtjes Juri Borisov.

Reduktimi i armatimeve bërthamore, Mbrojtja antiraket, Siria, tregtia, të drejtat e njeriut dhe statusi i ri i Edward Snowden ishin temat e diskutimit të Ambasadorit amerikan në Moskë, Michael McFaul dhe ndihmësit të Presidentit rus, Juri Ushakov.

Qytetarja ruse Olga Hiukka po ngre një padi në Gjykatën e Helsinkit në lidhje me çështjen e kthimit të fëmijës së mbajtur ilegalisht në Finlandë nga ish-bashkëshorti i saj, njoftoi aktivisti finlandez për mbrojtjen e të drejtat e njeriut, Johan Backman.

Ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden, nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në Rusi, ku ai mori azil të përkohshëm politik, njoftoi avokati i tij Anatoli Kuçerena.

Moska përshëndet zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe vendore në Zimbabve që u mbajtën më 31 korrik, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Interneti është një hapësirë lirie, e cila duhet të mbrohet ende nga propaganda e ekstremizmit, pedofilia, vetëvrasja dhe lëndët narkotike, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në takimin me pushuesit e kampit të rinisë "Seliger".

Takimi i krerëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe Italisë në formatin "dy plus dy" në Romë është planifikuar për në datën 6 gusht, njoftuan sot në dikasterin diplomatik rus.

Në Kaliningrad po starton Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Xhazit me pjesëmarrjen e yjeve botërore dhe artistëve të rinj të talentuar nga Rusia, Gjermania, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera.

Lajmi i dhënies së azilit të përkohshëm politik Edward Snowden në Rusi u bë një nga temat qendrore të diskutimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët në Kongres shpërthyen në një histeri të paparë antiruse, duke bërë thirrje për anulimin e vizitës së ardhshme të shtatorit të Barack Obamës në Moskë dhe Shën Petersburg.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, preferoi të mos e komentojë situatën rreth ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, të cilit iu dha azil i përkohshëm politik në Rusi.

Ekipi kombëtar rus është pozicionuar në vendin e dytë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor në Lojrat Botërore për sportet jo-olimpike në Kolumbi.

SHBA-ja e privoi vetë Rusinë nga zgjedhja lidhur me çështjen e dhënies së azilit politik ish-oficerit të arratisur të CIA-s, Edward Snowden, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Në Rusi sot po festojnë 83-vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Desantit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31