×
Rusia, 1 gusht 2013

Rusia dhe Taxhikistani mund të fillojnë së shpejti zbatimin praktik të marrëveshjes mbi praninë e bazës ushtarake ruse në territorin e Republikës, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në përfundim të bisedimeve me Presidentin e Taxhikistanit, Emomalii Rahmon, në Moskë.

Autoritetet amerikane kanë ndërmend të diskutojnë sot me Federatën Ruse situatën me dhënien e strehimit (azilit) të përkohshëm ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden dhe bisedimet e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, deklaroi Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Amnesty International e vlerëson pozitivisht dhënien e azilit të përkohshëm nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, deklaroi ditën e enjte Kreu i organizatës së të drejtave të njeriut në Moskë, Sergei Nikitin.

Radiokompania "Zëri i Rusisë" iu drejtua me lutjen për të komentuar problematikën ballkanike Drejtorit të Departamentit të Katërt Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Masllov.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan Edward Snowden e ka quajtur "triumf të drejtësisë" vendimin e autoriteteve ruse për t'i dhënë atij azil të përkohshëm.

Vetëm fare pak ditë mbeten para kremtimit të përvjetorit të 290-të të themelimit të qytetit të Ekaterinburgut (rajoni i Uraleve i Rusisë), i cili është një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e Ekspozitës Universale Botërore Expo 2020.

Babai i ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm në Federatën Ruse, falenderon Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin për ndihmën e dhënë djalit të tij.

Dhënia e azilit të përkohshëm politik Edward Snowden nga ana e Rusisë nuk ka gjasa të ndikojë në vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama për të marrë pjesë apo jo në Samitin e “G-20-ës”, i cili do të mbahet 5-6 shtator në Shën Petersburg, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës ruse për Informacionin politik Aleksei Muhin.

Themeluesi i rrjetit të madh social "VKontakte" në RuNet Pavell Durov i ofroi ish-oficerit të zbulimit amerikan në arrati (të kërkuar) Edward Snowden punë në kompaninë e tij.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin udhëzoi qeverinë që deri më 1 nëntor të dorëzojë propozimet për thjeshtësimin e procedurës dhe reduktimin e afateve të dhënies së vizave ruse për turistët e huaj, si dhe të shqyrtojë çështjen e zhvillimit të një mjedisi turistik të mundshëm dhe të rehatshëm.

Projekti kryesor i NASA-s në vitet e ardhshme do të jetë realizimi i fluturimit dhe zbarkimit në Mars, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në ditën e festimit të përvjetorit të 55-të të Agjencisë Hapësinore Amerikane historiani i saj kryesor, William Barry.

Qeveria e Estonisë miratoi sot marrëveshjen estonezo-ruse mbi bashkëpunimin transkufitar dhe ndërkufitar.

Forcat Ajrore të Desantit të Rusisë mund të ndodhen në Siri në rast të shprehjes së vullnetit politik të Presidentit të vendit për këtë dhe bashkërendimit të të gjitha çështjeve me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi ditën e enjte Komandanti i Forcave Ajrore të Desantit të Rusisë, Gjeneral-koloneli Vladimir Shamanov .

Për Forcat Ajrore ruse të Desantit do të zhvillojnë një hibrid unikal të makinës luftarake dhe helikopterit gjuajtës.

Rusia sot kremton për herë të parë Ditën e kujtimit të ushtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Ish-bashëpunëtori i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, ditën e enjte u largua nga aeroporti "Sheremetievo" i Moskës, nga zona e tranzitit, ku ai qëndroi për më shumë se një muaj që nga 23 qershori dhe aktualisht ndodhet në territorin e Rusisë, njoftoi përfaqësuesi i aeroportit.

SHBA-ja, si dhe më parë, nuk dëshiron që situata e krijuar rreth ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, të ushtrojë ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-amerikane, deklaroi Përfaqësueja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf, në një konferencë të rregullt për shtyp.

Në rajonin e Çeljabinsk (zona e Uraleve e Rusisë) në poligonin Çebarkul sot startuan stërvitjet ushtarake ruso-kineze.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31