×
Rusia, 16 maj 2013
Shën Petersburgu është duke ndërmarrë edhe një hap tjetër për t’u dalë përpara investitorëve të huaj. Për ta bërë më të lehtë, më të qartë se në ç’mënyrë dhe ku të investohen paratë do të krijohen tre burime të informacionit përkatës: Portali i Investimeve, Deklarata e Investimeve dhe Pasaporta e Investimeve. Këto burime do të prezantohen në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, i cili do të mbahet më 20-22 qershor.
Rusia insiston për pjesëmarrjen e detyrueshme të Iranit në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Siri, u deklaroi gazetarëve të enjten Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Specialistët e Qendrës së Virologjisë të Novosibirsk-ut dhe bioteknologët do të angazhohen në zhvillimin e vaksinës kundër virusit vdekjeprurës H7N9. Shtami i tij u soll tashmë nga Kina në Rusi. Ndërkohë në Kinë janë infektuar më shumë se 130 njerëz. 36 prej tyre vdiqën.
Kompania serbe “Serbiagaz” dhe autoritetet e republikës nënshkruan një marrëveshje mbi ndryshime të caktuara në planin e ndërtimit të gazsjellësit rus. Dokumenti do të mundësojë fillimin së shpejti të punimeve për shtrimin e tubave.
Ekipi kombëtar rus i hokejit u mund sot nga ekipi përfaqësues i SHBA-së në çerekfinalen e Kupës së Botës, e cila po zhvillohet në Stokholm dhe Helsinki, duke përfunduar kështu luftën e mëtejshme për medalje.
Përfaqësuesja e Rusisë Dina Garipova arriti të dalë në finalen e konkursit ndërkombëtar të këngës "Eurovision 2013", i cili po zhvillohet në qytetin suedez Malmö. Suksesin këngëtares ia siguroi performanca e shkëlqyer e këngës “What if” (“Çfarë ndodh nëse”) në gjysmëfinalen e parë të konkursit ndërkombëtar muzikor.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Afrikës së Jugut kanë një perspektivë mjaft të mirë, qarkullimi tregtar midis dy vendeve po rritet me shpejtësi, njoftoi Presidenti rus, Vladimir Putin, në një takim me homologun e tij afrikanojugor, Jacob Zuma.
Rusia në kuadër të kontratës së lidhur me Shtetet e Bashkuara para përfundimit të vitit 2013 do të furnizojë Afganistanin me 12 helikopterë ushtarakë transporti "Mi-17V5".
Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, nuk dëshiroi të komunikojë me gazetarët më 15 maj, pas thirrjes së tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse në lidhje me ndalimin në prag në Moskë të një spiuni amerikan. McFaul vetëm i përshëndeti përzemërsisht me dorë reporterët nga dritarja e limuzinës së tij. 20-30 vjet më parë një incident i ngjashëm spiunazhi do të kishte shkaktuar si minimum një ftohtësi të ndjeshme në marrëdhëniet ruso-amerikane.
Rusia ka arritur të konsolidojë pozitën e saj si vendi lider në botë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, pritet të mbërrijë ditën e enjte në Moskë me një vizitë pune, e cila do të zgjasë deri më 19 maj.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
5
11
12
18
19
25
26