×
Rusia, 13 maj 2013
Avionët rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Major Vladimir Drobishevskij.
Një avion ushtarak rus hyri sot në hapësirën ajrore finlandeze mbi Gjirin e Finlandës. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e Finlandës. "Incidenti ndodhi në gjysmën e dytë të ditës dhe ishte kohëshkurtër, - thuhet në njoftim.
Qyteti suedez Malmö përshëndet përzemërsisht pjesëmarrësit e konkursit të këngës ndërkombëtare - "Eurovision 2013". Në të janë përfaqësuar 39 vende. Më 14 maj në gjysmëfinalen e parë do të debutojë këngëtarja nga Rusia - Dina Garipova.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin futi në fuqi, gjatë periudhës së zhvillimit të garave sportive ndërkombëtare, regjimin pa viza për sportistët e huaj, trajnerët e tyre, gjyqtarët sportivë dhe anëtarët e delegacioneve të huaja zyrtare.
Deputeti i Dumës Shtetërore, Mihaill Degtiarjov, propozoi ndalimin e ruajtjes dhe qarkullimin e dollarëve amerikanë në Rusi. Ai ka përgatitur një projektligj përkatës në lidhje me këtë ide.
Në Detin Barenc dhe në detet norvegjeze kanë filluar tashmë stërvitjet e katërta të përbashkëta ushtarake ruso-norvegjeze të radhës - "Pomor". Nga ana e palës ruse në to është përfshirë anija e madhe anti-nëndetëse "Zëvendës-admirali Kullakov" (russ. “Вице-адмирал Кулаков”), ndërsa nga ajo norvegjeze - fregata “Helge Ingstad”.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
5
11
12
18
19
25
26