Rusia i premtoi mbështetjen e vet si politike, ashtu dhe financiare Serbisë. Kryeministri serb Ivica Daçiç u takua në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij, Dimitri Medvediev. Në bazë të rezultateve të vizitës së tij u nënshkrua një paketë solide marrëveshjesh dypalëshe, duke përfshirë edhe atë për dhënien Serbisë të një kredie prej gjysmë miliardë dollarë.